Policia e Kosovës

Rusia lëshon urdhër-arreste për 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe kërkon ndihmën e INTERPOL-it

2 Mars, 18:16| Përditesimi: 2 Mars, 18:20

  • Share

Rusia ka lëshuar tre urdhër arreste për tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Autoritetet ruse kanë kërkuar që ata të futen në sistemin e kërkimit të INTERPOL-it.

Ky lajm është bërë me dije nga media e Kosovës, Koha.net. urdhër arrestet dyshohet se janë lëshuar për një ngjarje të vitit 2019 në veri të Kosovës, ku u arrestua një shtetas rus.

Pas fillimit të luftës në Ukrainë lista e të kërkuarve nga shtetit rus është rritur mjaft. Tashmë kjo listë ka shkuar në 100 mijë të kërkuar.

Në mesin e tyre është edhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.

Megjithatë për momentin ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet e Kosovës.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fshati: 03/03/2024 17:36

    Zoti na ruajt, se mos lëshojnë urdhër arresti për Berishën e Bashen.

    Përgjigju
  • Jimmy: 03/03/2024 01:37

    Propagande nga Rusia rrofshin trimat kosovar e policor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?