Rusia tha se mirëpret që Kina të marrë një rol më aktiv në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë dhe vlerëson "qasjen e ekuilibruar" të Kinës ndaj kësaj çështjeje. Duke folur menjëherë pasi diplomati i lartë kinez Wang Yi u takua me Presidentin Vladimir Putin në Kremlin, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova tha se udhëtimi i Ëang tregoi se Rusia dhe Kina janë dakord për shumë çështje globale.
"Ne mirëpresim gatishmërinë e Kinës për të luajtur një rol pozitiv në zgjidhjen e krizës ukrainase," tha Zakharova në një konferencë.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Putin nga koncerti në Rusi: Moska po lufton për tokat e saj, të gjithë janë mbrojtës të atdheut! Kreu i Wagner: Kemi nevojë për municione
F.D/ReportTv.al