Donald Trump, Vladimir Putin dhe Kamala Harris

Bota

Rusia mohon mbështetjen ndaj demokrates Kamala Harris: Putin po bënte shaka

21 Shtator 2024, 20:27| Përditesimi: 21 Shtator 2024, 20:32

  • Share

Vladimir Putin po bënte shaka kur u shpreh se Moska po mbështeste Kamala Harris në zgjedhje, tha ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë një interviste për Sky News Arabia.

Putin tha në fillim të këtij muaji se vendi i tij donte që kandidatja demokrate të fitonte zgjedhjet duke theksuar se e qeshura e saj ishte “ngjitëse”.

Pas kësaj deklarate Shtëpia e Bardhë reagoi duke thënë se Putin duhet të ndalojë së foluri për zgjedhjet në SHBA.

“Ishte një shaka. Presidenti Putin ka një sens të mirë humori. Ai shpesh bën shaka gjatë deklaratave dhe intervistave të tij,” u shpreh Lavrov.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?