Rusia ndalon diskutimet publike për strategjinë e ushtrisë, moralin e trupave dhe mobilizimin

1 Dhjetor 2022, 16:28| Përditesimi: 1 Dhjetor 2022, 16:26

  • Share

1669908287_ruru.PNG

Autoritetet ruse kanë ndaluar diskutimet publike për një gamë të gjerë temash ushtarake jo të klasifikuara që aktivistët thonë se do të pengojnë në mënyrë efektive publikun të mësojë informacione të rëndësishme për Forcat e Armatosura.

Urdhri prej 60 pikash i Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), i cili hyn në fuqi më 1 dhjetor, liston informacione që nuk klasifikohen si sekret shtetëror, por që “mund të përdoren nga shtete, organizata dhe qytetarë të huaj kundër sigurisë së Rusisë”, raportojnë mediat e huaja.

Ndër temat e ndaluara për diskutim janë struktura dhe madhësia e Forcave të Armatosura Ruse.

Zona të tjera jashtë kufijve përfshijnë armët, dislokimin dhe trajnimin e trupave, si dhe moralin e trupave dhe krimet e kryera nga anëtarët e Forcave të Armatosura.

Temat e mobilizimit dhe mbrojtjes civile gjithashtu nuk lejohen të diskutohen hapur, si dhe vlerësimet dhe parashikimet e situatës ushtarake dhe strategjike të Rusisë.

Lista e FSB-së pasqyron ndalimin e vitit të kaluar për ndarjen e informacionit jo të klasifikuar në industrinë ruse të mbrojtjes dhe hapësirës.

Ai u rishikua muajin e kaluar për të përfshirë informacione rreth transportit të personelit ushtarak dhe ndërtimeve ushtarake në vazhdim.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Macron- Biden: Të gatshëm të flasim me Putin! Konferencë ndërkombëtare më 13 dhjetor në Paris


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?