Vaksina ruse, Sputnik V

Bota

Rusia nënshkruan marrëveshje furnizimi me UNICEF, 110 milionë doza Sputnik V për vendet në nevojë

28 Maj 2021, 09:48| Përditesimi: 28 Maj 2021, 09:50

  • Share

RUSI- Rusia ka nënshkruar një marrëveshje me UNICEF, fondin e fëmijëve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, për furnizimin me 110 milionë doza Sputnik V.

Lajmi është bërë me dije nga Fondi Rus i Investimeve Direkte, cili marketon produktet ndërkombëtarisht.

Pavarësisht se marrëveshja e furnizimit është nënshkruar, vaksina Sputnik V, do të duhet të aprovohet fillimisht nga organizata Botërore e Shëndetësisë, në mënyrë që të fillojë shpërndarja, gjë që pritet të ndodh së shpejti.

Rusia ka miratuar për përdorim 4 vaksina  kundër COVID-19 dhe ka eksportuar milionë doza të Sputnik V.

Një donacion kaq i madh nga Rusi do të ishte një ndihmë shumë e rëndësishme për vendet në pamundësi ekonomike.

Solidariteti dhe donacioni i vaksinave është një nga thirrjet më të forta të OBSH.

Sipas tyre, duke furnizuar të gjitha vendet dhe duke vaksinuar të gjithë qytetarët do të arrijmë t’i japim fund pandemisë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Zvicra kanë premtuar gjithashtu një sasi dozash të konsiderueshme.  

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?