Sport

Rusia përjashtohet për 4 vjet nga Olimpiada dhe Botërori për shkak të skandalit të dopingut

9 Dhjetor 2019, 12:15| Përditesimi: 9 Dhjetor 2019, 12:23

  • Share

Agjencia Botërore Anti-Doping ka vendosur përjashtimin e Rusisë nga Olimpiada e vitit 2020 dhe Botërori i vitit 2022.

Si pasojë e vendimit të marrë, Rusia nuk do të marrë pjesë në Olimpiadën e Tokios, Lojërat Dimërore të Pekinit 2022.dhe Botërorin e Katarit.

Megjithatë, ata sportistë rus që vërtetojnë se nuk janë prekur nga skandali i dopingut,  do lejohen të jenë pjesë e kompeticionit të Tokios, duke garuar me një flamur neutral.

Megjithatë, vendimi i Agjencisë Botërore Anti-Doping  duket se prek më shumë përfaqësuesen e futbollit, e cila në Botërorin e Rusisë arriti deri në fazën e Çerekfinales.

Vendimi për përjashtimin e Rusisë nga dy aktivitetet botërore u mor në Lozanë të Zvicrës dhe erdhi pasi agjencia shpalli Rusinë fajtore për manipulimin e të dhënave laboratorike në janar 2019.

Rusia ka afat që brenda 21 ditësh ta apelojë vendimin që do të thotë se përballja ligjore do të zgjasë edhe për disa muaj.

 

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?