Rusia planifikon bashkëpunimin me Turqinë për gazin natyror dhe eksportet e grurit

10 Nëntor 2022, 15:18| Përditesimi: 10 Nëntor 2022, 15:15

  • Share

1668089661_RusiTurqi.PNG

Sipas njoftimit të Ministrisë ruse, Rusia po planifikon një sërë iniciativash në lidhje me bashkëpunimin me Turqinë për gazin natyror dhe eksportet e grurit në takimin e javës së ardhshme të liderëve të Grupit të 20 në Indonezi.

“Po planifikohen një sërë iniciativash konkrete, duke përfshirë rritjen e bashkëpunimit me Turqinë për gazin dhe organizimin e dërgesave të mëdha të grurit dhe plehrave”, thuhet në një deklaratë.

Putin ka propozuar krijimin e “një qendre gazi” në Turqi, përmes së cilës gazi rus mund të shitet në tregun europian.

Arsyeja zyrtare e Kremlinit për kritikimin e marrëveshjes ishte se gruri ukrainas supozohej se dërgohej kryesisht në Evropë, në vend të vendeve më të varfra ku nevojitej më shumë, megjithëse destinacioni për grurin ukrainas nuk ishte pjesë e kushteve të marrëveshjes. 

Presidenti rus, Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e G20-ës në Indonezi javën e ardhshme, tha të enjten një zyrtar i qeverisë indoneziane, duke shmangur një konfrontim të mundshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj për shkak të luftës në Ukrainë.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Rusia largon trupat nga rajoni i Kherson! Biden: Po humbasin! NATO: Duhet të presim


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?