Politikë

Rusia po 'blen' ambasadorë dhe lobon kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë për negociatat

20 Qershor 2019, 10:37| Përditesimi: 20 Qershor 2019, 11:34

  • Share

Pas humbjes së luftës inteligjente me NATO-n dhe Evropën në Malin e Zi, Rusia dhe Serbia po rrisin aktivitetet e tyre në shtetet e Ballkanit. Aktiviteti më i madh është në Maqedoninë e Veriut edhe në Kosovë, raporton nga Kosova RTV Dukagjini.

Kjo media bën të ditur se Rusia po tenton të mbajë dhe të shtrijë ndikimin e saj në fushën diplomatike, ekonomike dhe kulturore. Serbia po ashtu është e përfshirë në aktivitetet e Rusisë, e cila po i udhëheq ato. Aktivitetet po kryhen nga ambasadat në të dyja vendet. Ambasada kryesore, e cila koordinon të gjitha aktivitetet në rajon është ajo ruse në Beograd.

Rusia po e blen ndikimin e vet në mënyra të shumta, duke përfshirë dhurata të shtrenjta apo dhe ftesa për evente të ndryshme. Ambasada e Rusisë në Maqedoninë e Veriut ka sponsorizuar me para ambasadorin slloven Milan Jazbec, për përkthimin dhe botimin e librit të tij në Maqedoni. Një mbështetje e tillë nuk është e zakonshme në mjedise diplomatike.

Sipas medias kosovare, Rusia po përpiqet të ndikojë në Kosovë dhe Shqipëri me metodat e ngjashme. Nga ana tjetër, ajo po lobon në mënyrë aktive në vendet e BE-së kundër përpjekjeve të Maqedonisë dhe Shqipërisë për të filluar negociatat me BE-në për anëtarësim dhe kundër liberalizimit të vizave për Kosovën. Duket se qëllimi përfundimtar është të ndalojë vendet e rajonit të anëtarësohen në BE dhe NATO dhe pas këtyre lëvizjeve, tre vendet të përfshihen nga kriza./Përgatiti Ilir Çuçi

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?