Rusia po përdor në favor të saj termocentralin më të madh bërthamor në Europë, që ndodhet në Ukrainë, me synim që forcat ruse që ndodhen atje të nisin sulme me raketa ndaj civilëve.
Rusia ka tashmë nën kontrollin e saj uzinën Zaporizhzhia dhe zonat përreth, afër territorit të mbajtur nga Ukraina.
Zyrtarët perëndimorë kanë dhënë alarmin për taktikat “terroriste” të Rusisë në atë zonë.
Centrali bërthamor Zaporizhzhia shtrihet në juglindje të Ukrainës përgjatë bregut lindor të lumit Dnipro.
Aktualisht operohet ende nga punonjës ukrainas, nën mbikëqyrjen ruse.
Ai përbëhet nga gjashtë reaktorë uji nën presion dhe ruan mbetje radioaktive.
Në përditësimin e saj të përditshëm, ministria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia po e përdor zonën për të nisur sulmet - duke përfituar nga "statusi i mbrojtur" i termocentralit bërthamor për të zvogëluar rrezikun e sulmeve gjatë natës nga forcat ukrainase.
Kreu i agjencisë bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi, paralajmëroi këtë javë se ky termocentral ishte "plotësisht jashtë kontrollit".
Çdo aksident në termocentral mund të sjellë pasoja katastrofike.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Takim Edrogan - Putin sot në Rusi! Bien dakord për pagesat e pjesshme të gazit në rubla
D.GJ/ReportTv.al