Bota

Rusia premton dërgesa të shpejta të gazit në BE, Putin: Kjo menjëherë sapo rregullatorët gjermanë të japin ‘dritën jeshile’

22 Tetor, 12:00| Përditesimi: 22 Tetor, 14:35

RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin tha se do të rrisë së shpejti furnizimet me gaz natyror në Bashkimin Evropian sapo rregullatorët gjermanë të lejojnë fillimin e funksionimit të një tubacioni të ri nën Detin Baltik.

Duke folur për një gamë të gjerë çështjesh të politikës ndërkombëtare dhe të brendshme gjatë një konference të ekspertëve të politikës së jashtme, Putin argumentoi se Rusia tashmë ka rritur furnizimet me gaz në Evropë këtë vit dhe mund të dërgojë më shumë sasi, pasi tubacioni “Nord Stream 2” të funksionojë.

Ai tha se njëra nga dy hallkat e tubacionit të ri tashmë është mbushur me gaz, si pjesë e përgatitjeve për nisjen e tij, duke shtuar se furnizimet mund të fillojnë një ditë pasi rregullatorët të japin miratimin e tyre.

Putin tha se lidhja e dytë e tubacionit do të mbushet me gaz deri në fund të vitit, në një kapacitet total prej 55 miliardë metra kub.

Ditën e enjte, udhëheqësit e Bashkimit Evropian, u takuan për të diskutuar lidhur me mënyrat për të lehtësuar barrën e konsumatorëve nga fatura e larta të energjisë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se duke qenë se 27 vendet e BE importojnë 90% të gazit nga Rusia, një rival strategjik, na bën vunerabël.

Putin rus ka fajësuar për rritjen e çmimeve evropiane të gazit, vendimin e BE-së për kundërshtimin e kontratës afatgjate të furnizimin nga Rusia.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rishfaqen nostalgjikët e diktatorit, a duhet bërë dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare?