Krimea

Rusia pretendon se ka shkatërruar tre dronë ukrainas në Krime

22 Nëntor 2023, 12:05
  • Share

Njësitë kundërajrore ruse shkatërruan tre dronë ukrainas mbi gadishullin e Krimesë, sipas një deklarate nga ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

“Një përpjekje e regjimit të Kievit për të kryer një sulm terrorist me UAV të tipit avioni në objekte në territorin e Federatës Ruse u parandalua. Tre mjete ajrore pa pilot u shkatërruan mbi territorin e Republikës së Krimesë nga mbrojtja ajrore”, thuhej në deklaratën e publikuar nga Ministria, raporton Reuters.

Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014. Ukraina thotë se nuk do të pushojë derisa çdo ushtar i fundit rus të dëbohet nga territori i saj.

Rusia pretendonse Krimea tani është pjesë e Rusisë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?