Bota

Rusia publikon listën e vendeve mike për shkëmbime financiare! Pjesë edhe Serbia

21 Shtator 2023, 20:10| Përditesimi: 21 Shtator 2023, 20:12

  • Share

Qeveria e Federatës së Rusisë ka miratuar një listë që përmban më shumë se 30 vende, të cilave do t’iu lejohet të bëjnë shkëmbime financiare me Kremlinin. Në këtë listë gjendet edhe Serbia, e cila tradicionalisht është e pandarë në raport me Moskën.

Urdhri u nënshkrua nga kryeministri rus, Mikhail Mishustin, sipas faqes së internetit të kabinetit. Përveç Serbisë, në listë janë të përfshira edhe disa vende që nuk i kanë vendosur sanksione ekonomike e financiare Rusisë, pas nisjes së agresionit ushtarak të kësaj të fundit në Ukrainë, raporton agjencia e lajmeve ruse Kurir.rs.

Sipas materialeve qeveritare, lista e vendeve të tilla përfshin: Azerbajxhanin, Armenia, Bjellorusinë, Kirgistanin, Taxhikistanin, Turkmenistanin, Uzbekistanin, Algjerinë, Bangladeshin, Bahreinin, Brazilin, Venezuelën, Vietnamin, Egjiptin, Indinë, Indonezinë, Iranin, Katarin, Kinën, Kubën, Malajzia, Maroku, Mongolia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Omani, Pakistani, Arabia Saudite, Serbia, Tajlanda, Turqia dhe Afrika e Jugut.

Disa ditë më parë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Serbia nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë, derisa ai e udhëheq këtë vend.

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?