Pushtimi i Ukrainës mëngjesin e sotëm nga Rusia ka sjellë edhe reagimin e vetë popullit rus, ku një pjesë e konsiderueshme kanë dalë në protesta kundër këtyre bombardimeve. Qytetarët rus në Moskë dhe Petersburg kanë mbushur rrugët kryesore të qyteteve për të kërkuar ndaljen e agresionit rus ndaj Ukrainës.
Gjatë ditës së sotme edhe vetë presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky kërkoi nga populli rus që të reagojë dhe të kërkojnë ndalimin e këtij pushtimit të një populli të pavarur.
Lajmi kryesor:
Rusia sulmon Ukrainën, tronditet bota! Biden: Çdo aset rus 'ngrin', e nxjerrim nga ekonomia botërore! Kremlini: Garanci nga Kievi që s'do anëtarësohet në NATO! Protesta kundër Putinit edhe nga rusët
I.K/ReportTv.al