Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi mbi refuzimin e një kërkese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i bërë një vizitë gazetarit amerikan të The Wall Street Journal, Evan Gershkovich, i cili është burgosur në Rusi nën akuza për spiunazh.
Gershkovich ka qenë në paraburgim që nga arrestimi i tij më 29 mars nga shërbimi i sigurisë ruse nën akuzat për spiunazh që ai, The Wall Street Journal dhe qeveria e SHBA-së i kanë mohuar.
Gershkovich është korrespondenti i parë amerikan që nga fundi i Luftës së Ftohtë që është arrestuar në Rusi nën akuzat për spiunazh. Arrestimi i tij tronditi gazetarët amerikane dhe nxiti zemërim në mesin e shteteve të Perëndimit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shpallur më parë Gershkovichin të arrestuar gabimisht dhe kanë kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.
Refuzimi i kërkesës së SHBA-së për një vizitë konsullore për Gershkovichin erdhi pas paralajmërimit nga Lavrov se Moska nuk do ta harrojë dhe nuk do ta falë refuzimin e vizave për gazetarët rusë.
Ministria e Jashtme ruse tha se po shqyrtonte gjithashtu ndërmarrjen e hapave të tjerë hakmarrës.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Prigozhin: Armëpushimi në Bakhmut? Një humor ushtarak! Putin bisedë telefonike me Erdogan
M.T/ReportTv.al