Dy raketa ukrainase u rrëzuan të shtunën nga mbrojtja ajrore ruse mbi Urën e Krimesë, një infrastrukturë e rëndësishme civile dhe ushtarake që lidh Rusinë me gadishullin e aneksuar, njoftuan autoritetet pro-ruse.
"Dy raketa ukrainase u rrëzuan nga forcat e mbrojtjes ajrore pranë ngushticës së Kerçit. Ura e Krimesë nuk u dëmtua", tha kreu i Krimesë Sergei Aksionov në Telegram.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha gjithashtu se kishte penguar një tentativë sulmi nga dronët ukrainas që synonin gadishullin e Krimesë.
“Natën e kaluar tentativa për sulm terrorist të regjimit të Kievit me 20 dronë kundër objektivave në territorin e gadishullit të Krimesë dështoi”, tha Ministria e Mbrojtjes në Telegram.
Para disa minutash, një tjetër raketë ukrainase u rrëzua mbi ngushticën e Kerçit në Krime, deklaroi lideri i Krimesë, Sergej Aksyonov.
20 dronë ukrainas u shkatërruan nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe 6 të tjerë nga lufta elektronike, shtoi ai.
Pamjet janë shpërndarë edhe në rrjete sociale sidomos në Twitter nga njerëzit që kanë qenë të pranishëm.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ukraina godet me tre raketa urën e Krimesë! Moska: Ne do të përgjigjemi
S.S/ReportTv.al