Rusia sanksionon 74 kompani që prodhojnë armë

8 Nëntor 2022, 15:38| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 15:35

  • Share

1667918013_FlamuriRus.PNG

Rusia ka ndaluar bashkëpunimin ushtarak me 74 kompani të huaja në përgjigje të sanksioneve perëndimore, tha Kremlini të martën.

Kryeministri rus Mikhail Mishustin nënshkroi të martën një dekret që zbaton "masa të veçanta ekonomike" për 74 kompani të përfshira në prodhimin e armëve .

Sipas një dokumenti të publikuar në faqen e internetit të qeverisë, lista përfshinte 74 organizata nga Bullgaria, Britania, Gjermania, Kanadaja, Lituania, Sllovakia, Polonia, Republika Çeke, Mali i Zi, Estonia dhe SHBA.

“Transaksionet në fushën e bashkëpunimit ushtarako-teknik janë të ndaluara me kompani nga kjo listë”, thuhet në njoftim.

Kjo është lista e dytë e kompanive të sanksionuara nga Rusia. E para u publikua në maj, duke aplikuar sanksione ndaj 30 kompanive-ish-degë të gjigantit rus të energjisë Gazprom, të shpronësuara nga vendet e huaja.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Zelensky: Kërkojmë që marrëveshja e eksportit të grurit të Detit të Zi të zgjatet! SHBA: Do iu mbështesim edhe nëse fitojnë republikanët! Ambasadorja e SHBA-së në OKB mbërrin në Ukrainë


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?