Vladimir Putin gjatë takimit

Bota

Rusia shënjestron një termocentral në Ukrainë, Putin: Vendimet e marra në shkurt 2022 ishin të sakta dhe në kohën e duhur

8 Tetor, 08:39| Përditesimi: 8 Tetor, 11:33

  • Share

Rusia vijon sulmet në Ukrainë. Gjatë natës shënjestroi një termocentral, duke shkaktuar dëme serioze në pajisjet elektrike të infrastrukturës, raportoi në mediat sociale kompania private që e operon atë, DTEK.

"Pajisjet elektrike kanë pësuar dëme serioze. Ekipet tona po punojnë për të rivendosur operacionet dhe për të siguruar furnizimin me energji elektrike në Ukrainë", tha kompania në një deklaratë.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin e ka cilësuar edhe njëherë vendimin për të pushtuar Ukrainën sit ë drejtë.

“Vendimet e marra në shkurt 2022 ishin të sakta dhe në kohën e duhur”, tha ai gjatë një takimi me krerët e Ministrisë së Mbrojtjes Ruse dhe Shtabit të Përgjithshëm lidhur me atë që e ka cilësuar si “operacion ushtarak” në territorin ukrainas të nisur në shkurt të vitit 2022.

Putin pretendoi se këtë vit, Forcat e Armatosura ruse kanë  “çliruar” gati 5,000 kilometra katrorë territor dhe 212 vendbanime në Ukrainë.  

Lajm në përditësim….

Ora 11:28
Dërgimi raketave Tomahawk, Moska: SHBA-të të sillen me përgjegjësi

1758990461_raketatomahawk.JPG

Moska i kërkon Shteteve të Bashkuara një qëndrim “të arsyeshëm dhe të përgjegjshëm” lidhur me mundësinë e dërgimit të raketave Tomahawk në Ukrainë, duke theksuar se një veprim i tillë do të përbënte një ndryshim rrënjësor të situatës. Kështu deklaroi zëvendësministri i Jashtëm rus, Serghei Ryabkov, i cituar nga agjencia Interfax. Shtetet e Bashkuara, shtoi Ryabkov, duhet të përmbahen nga nisma strategjike që Rusia mund t’i konsiderojë si përpjekje për të ndikuar në kapacitetin e saj të zmbrapsjes bërthamore.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush duhet ta garantojë sigurinë në Gjykata?