Rusia vijoi sulmet gjatë natës në Ukrainë, duke shënjestruar objektet e hekurudhave ukrainase (Ukrzaliznytsia). Për pasojë u shkaktuan vonesa dhe ndërprerje të energjisë. Në rajonin qendror Kirovohrad, një pjesë e qytetit të Kropyvnytskyi dhe 44 zona të tjera mbetën pa energji elektrike pas sulmit masiv me dronë nga Rusia.
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola mbërriti sot në Kiev në një vizitë të papritur, ku do të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky dhe kryetarin e Verkhovna, Rada Ruslan Stefanchuk.
Gjatë vizitës së saj, presidentja e PE-së synon të riafirmojë mbështetjen e BE-së për Ukrainën dhe angazhimin e Parlamentit Evropian për një paqe të drejtë, sanksione të forta dhe bashkëpunim parlamentar për anëtarësimin në BE. Metsola do të njoftojë gjithashtu hapjen e Përfaqësisë së Parlamentit Evropian në Kiev.
Ndërkohë, presidenti ukrainasZelensky , në një intervistë për Sky Neës, ka komentuar sërish shkeljen e hapësirës ajrore polake nga dronët ruse, duke thënë se ky incursion është një kërcënim nga Moska dhe një sinjal për NATO-n që të mos e furnizojë Kievin me “sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore”.
“Mendoj se kjo është ajo që ndodhi dhe nuk jam ende gati të them nëse plani funksionoi: Do të jem në gjendje ta them këtë në tetor”, tha Zelensky, duke iu referuar dërgesave të mbrojtjes ajrore të muajit të ardhshëm.
Lajm në përditësim…
Komente
