Ish presidenti, Barack Obama

Rusia shpall ‘Non Grata’, Barack Obama-n! I ndalohet hyrja, Lavrov: Asnjë sulm ndaj nesh, s’do mbetet i pandëshkuar

19 Maj 2023, 20:43| Përditesimi: 19 Maj 2023, 20:48

  • Share

Rusia e ka shpallur “Non Grata” ish presidentit amerikan, Barack Obama.

Ish kreu i shtetit është në mesin e 500 qytetarëve amerikanë që u ndalohet hyrja në Rusi, si një kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të fundit nga Uashingtoni.

“Uashingtoni duhet të kishte mësuar shumë kohë më parë se asnjë sulm i vetëm armiqësor ndaj Rusisë nuk do të mbetet i pandëshkuar”, tha ministri i Jashtëm Sergei Lavrov.

Më herët të premten, SHBA njoftoi masa ndëshkuese kundër më shumë se 300 objektivave, si një ndëshkim ndaj Rusisë për pushtimin që ka nisur në Ukrainë prej shumë muajsh.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?