Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International është ndaluar në Rusi. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Interfax raportoi se Prokurori i Përgjithshëm e kishte shpallur atë një "organizatë të padëshiruar".
Kjo do të thotë që Amnesty duhet të ndërpresë të gjitha aktivitetet në Rusi. Sipas një ligji të miratuar në vitin 2015, pjesëmarrja në organizata të tilla është një vepër penale. Kushdo që punon me ose i mbështet ato mund të ndiqet gjithashtu penalisht. Amnesty International e quan luftën e Rusisë kundër Ukrainës një shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe akuzon trupat ruse për shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut. Sipas organizatës, ajo ka dokumentuar edhe krime lufte.
Zelensky për një grup të përhershëm negociator
Ndërkohë, në fushën politike, pas takimit të parë midis palëve ndërluftuese, Ukrainës dhe Rusisë, që nga viti 2022, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski ka urdhëruar krijimin e një grupi të përhershëm kombëtar negociatornë Kiev. Qëllimi i përpjekjeve diplomatike është arritja e një paqeje të vërtetë dhe të qëndrueshme, njoftoi Zelenski në Platformën X. Ministri i Mbrojtjes Rustem Umyerov e kishte informuar atë për progresin e bisedimeve me delegacionin rus të premten e kaluar në Stamboll, tha Zelenski. Ukraina ka bërë të ditur se presioni i vazhdueshëm mbi Rusinë është i nevojshëm për t'i dhënë fund luftës.
Berlini mbështet sanksionet kundër Nord Stream
Sipas zëdhënësit të qeverisë Stefan Kornelius, qeveria gjermane mbështet sanksionet e BE-së kundër tubacioneve të gazit Nord Stream që kalojnë në Detin Baltik. "Qeveria gjermane mbështet elementët që ndikojnë në Nord Stream”, tha Kornelius në përgjigje të një deklarate përkatëse të Presidentes së Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen. "Sigurisht, ka rëndësi gjithashtu qendrore që SHBA të mbështesin një paketë të mundshme sanksionesh", shtoi ai./DW
Komente
