Ministria e Jashtme e Rusisë i ka ndaluar hyrjen 200 shtetasve amerikanë të hyjnë në kufijtë e saj duke i shpallur non grata si përgjigje ndaj sanksioneve.
Në listën e personave non grata është i përfshirë edhe Aleksandër Soros për të cilin disa ditë më parë, ishte ish-kryeministri Berisha i cili ka deklaruar se një nga aktet e para që do të bëjë kur Partia Demokratike në vijë në pushtet do të jetë shpallja non grata e Soros.
Kujtojmë se kjo vjen pas akuzave të qeverisë ndaj opozitës duke e quajtuar atë si “opozita e rublave”.
Kjo listë bën që të tingëllojë e çuditshme edhe akuza e Albin Kurtit për Ballkanin e Hapur, për të cilin akuzohet se është projekt rus i sponsorizuar edhe nga familja Soros. Sepse i bie që Rusia të ketë dënuar me non grata një zbatues të projektit të saj.
Gjithashtu, në ‘listën e ndalimit’ përfshihet një motër dhe dy vëllezër të presidentit amerikan Joe Biden, si hakmarrje për sanksionet personale nga Uashingtoni. Valerie Biden Owens, James Brian Biden dhe Francis William Biden janë të gjithë të listuar si të ndaluar nga Rusia, së bashku me sekretaren e shtypit të Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.
Sakaq, i shpallur non-grata është edhe Paul Pelosi, bashkëshorti i kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve N. Pelosi./TemA
Ua qift Populli shqiptar krej qfar keni sepse në nuk kemi asgjë të përbashkët me fashistin Putin o Edvin shkjau shqipfolës o tradhtar i pështirë !
Përgjigjukeq apo mire rusia vendimet i merr vete dhe nuk i imponohet askush ,per te marre nje shembull: kur amerika ju vuri viza rusia i tha ok edhe per qytetatet e tu do kete viza (reciprocitet) ...jo si qeverite shqiptare qe jane gojore komplet me lloj lloj nastradinesh ne krye nder vite ....
PërgjigjuPo Sorosin ç'ne... apo te prishi punen ne shqiperi me Sali bajgen.
Përgjigju