Forcat ruse bombarduan përsëri Kherson në mbrëmje, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur gjashtë të tjerë. Lajmi u bë i ditur nga kreu i administratës ushtarake të rajonit Kherson, Yaroslav Yanushevych. Si pasojë e granatimet të ushtrisë ruse, një ndërtesë dhe park lojërash u përfshin nga flakët.
Që nga ora 17:00 e ditës së sotme, 70% e shtëpive në Kiev nuk kanë energji elektrike.
Rusia njoftoi të enjten se kishte shpërndarë pasaporta ruse për më shumë se 80,000 banorë të katër zonave të Ukrainës që thotë se i ka përfshirë në territorin e saj, aneksime që nuk njihen nga komuniteti ndërkombëtar.
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka thënë se parlamenti i Hungarisë do të miratojë anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë në fillim të vitit të ardhshëm.
Ukraina dhe Rusia kanë kryer shkëmbimin e tyre të fundit të të burgosurve, mes të dyja palëve duke dorëzuar 50 ushtarë të robëruar pas negociatave.
Ish-kryeministrit britanik, Boris Johnson, i është dhënë titulli qytetar nderi i kryeqytetit të Ukrainës. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko e ka dhënë vetë lajmin duke thënë se Johnson ishte një mik i madh i Ukrainës.
“Ne kemi duruar nëntë muaj luftë në shkallë të gjerë dhe Rusia nuk ka gjetur një mënyrë për të na thyer. Dhe ai nuk do ta gjejë atë. Ne duhet të vazhdojmë të rezistojmë kështu në të ardhmen! Në unitet dhe duke ndihmuar njëri-tjetrin”, kështu deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelnsky, gjatë videomesazhit të tij të mbrëmjes.
Zelensky tha po ashtu se ushtria ukrainase po mban pozicione kyçe në të gjitha drejtimet dhe se ushtria ukrainase do të avancojë.
“Ne mbajmë pozicione kyçe në të gjitha drejtimet. Djemtë tanë po mbrojnë veten me guxim dhe ka drejtime në të cilat ne po përgatitemi të ecim përpara”. Kështu deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelnsky, gjatë videomesazhit të tij të mbrëmjes, raporton Ukrinform.
“Vendosja e një çmimi tavan për naftën ruse do të ishte një vendim në kundërshtim me parimet e marrëdhënieve të tregut dhe me shumë gjasa do të çonte në pasoja të rënda në tregun global të energjisë", kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin në një bisedë telefonike me kryeministrin irakian Muhammad al-Sudani .
Gjatë bisedës u diskutua edhe për situatën në tregun botëror të energjisë.
“Të dyja palët dhanë një vlerësim pozitiv të punës së përbashkët me pjesëmarrjen e Rusisë dhe Irakut në kuadër të OPEC+, e cila bën të mundur sigurimin e stabilitetit të tregut global të naftës bruto “, thuhet në një shënim nga shtypi i Kremlinit.
Së fundmi rusët sulmuan Kherson, ku për pasojë 6 persona humbën jetën. Si pasojë e granatimeve të ushtrisë ruse, një ndërtesë dhe park lojërash u përfshinë nga flakët.
"Pushtuesit rusë bombarduan përsëri Kherson . Rreth orës 17:00. Ata mbuluan me zjarr një zonë të banuar të qytetit. Si pasojë e granatimeve , një rrokaqiell mori flakë, ndërsa u godit edhe një kënd lojërash.", tha Yaroslav Yanushevich , kreu i administratës ushtarake rajonale Kherson , raporton UNIAN.
Forcat ruse bombarduan përsëri Kherson në mbrëmje, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur gjashtë të tjerë. Lajmi u bë i ditur nga kreu i administratës ushtarake të rajonit Kherson, Yaroslav Yanushevych, raporton Ukrinform.
Ai tha se për pasojë, një ndërtesë banimi shumëkatëshe mori flakë duke shtuar se një shesh lojrash u godit gjithashtu. Më parë, kreu i administratës ushtarake të qytetit, Halyna Luhova, kishte raportuar gjithsej 17 sulme gjatë ditës, me një të vdekur dhe një të plagosur.
Më shumë se 15 mijë njerëz u zhdukën gjatë luftës në Ukrainë. Të dhënat u bënë të ditura nga një zyrtar i Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP), raporton Guardian.
Organizata me bazë në Hagë, hapi një zyrë në Kiev në korrik për të ndihmuar Ukrainën të dokumentojë dhe të gjurmojë njerëzit e zhdukur. Sipas drejtorit është e paqartë se sa njerëz janë zhvendosur me forcë, janë arrestuar në Rusi, të gjallë dhe të ndarë nga familjet e tyre dhe janë varrosur në varre të improvizuara. Drejtori, i intervistuar nga Reuters, se procesi i hetimit për të zhdukurit në Ukrainë do të zgjasë vite edhe pas përfundimit të luftimeve. Vlerësimi i 15,000 të zhdukurve është konservator.
Ministrat e Energjisë të vendeve të Bashkimit Evropian kundërshtuan të enjten propozimin për vendosjen e një çmimi tavan për gazin prej 275 eurosh për megavat orë. Zyrtarët argumentuan efikasitetin në atë nivel dhe ndikimin tek furnizimet dhe stimujt për të ulur konsumin.
Mosmarrëveshjet e gjata po pengojnë politika të tjera për të zbutur krizën e thellë energjitike, si fillimi i blerjeve të përbashkëta të gazit nga BE-ja dhe një proces më i shpejtë për dhënien e lejeve për burime të rinovueshme.
Diplomatët thanë se 27 vendet e BE-së ranë dakord në parim për dy objektivat e fundit, por shtynë miratimin deri në takimin e radhës më 13 dhjetor. Vendet që mbështesin vendosjen e çmimit tavan për gazin kërkojnë miratimin e të tre propozimeve.
Ministrja polake për klimën, Anna Moskwa, e quajti propozimin për çmimin tavan të paraqitur nga Komisioni Evropian si "tallje".
Ministrja belge e Energjisë, Tinne Van der Straeten, tha për shtypin se: “Teksti i paraqitur është zhgënjyes dhe nuk qartëson nëse do të ketë ndikim tek çmimet”.
Ministri grek, Konstantinos Skrekas tha se një kufi prej 150-200 euro për megavat orë do të ishte më realist. “Kjo mund të na ndihmojë të ulim çmimet e gazit dhe rrjedhimisht të ulim çmimet e energjisë elektrike, që është një sfidë e madhe në Evropë këtë dimër”,tha ai.
Edhe Malta shprehu pakënaqësi lidhur me propozimin. Ministrja e Energjisë, Miriam Dalli tha se kushtet e rrepta që nevojiteshin për aktivizimin e mekanizmit e bëjnë atë "të pamundur"
Rreth 15 shtete të BE-së duan të caktojnë një çmim tavan për të kontrolluar kostot e energjisë pasi çmimet e gazit u rritën në nivele rekord gushtin e kaluar, nxitur nga ndërprerja e furnizimeve nga Rusia në Evropë pas sanksioneve perëndimore lidhur me agresionin e Moskës mbi Ukrainë.
Kundërshtimi i rreptë vjen nga një kamp më i vogël por i fuqishëm i udhëhequr nga Gjermania, ekonomia më e madhe e BE-së. Së bashku me Holandën, Suedinë, Austrinë dhe Finlandën, ata thonë se një kufi mund të zhvendosë furnizimet diku tjetër dhe të shkurtojë stimujt për uljen e konsumit.
Gjatë muajve të fundit BE-ja ka miratuar një sërë masash për të zbutur krizën, duke filluar nga kursimet e konsumit deri tek taksat për prodhuesit e energjisë. Por çështja nëse dhe si të kufizohen çmimet e gazit e ka përçarë bllokun./VOA.
Ukraina dhe Rusia kanë kryer shkëmbimin e tyre të fundit të të burgosurve, mes të dyja palëve duke dorëzuar 50 ushtarë të robëruar pas negociatave, kanë thënë zyrtarët nga të dyja palët.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se Ukraina kishte liruar 50 ushtarë rusë që ishin kapur, raportojnë mediat e huaja.
Ndërkohë, Andriy Yermak, kreu i administratës presidenciale të Ukrainës, tha në Telegram se Ukraina kishte marrë 48 ushtarë dhe dy oficerë.
"Ne kemi arritur të kthejmë 19 mbrojtës të Mariupolit, si dhe 15 të burgosur (të luftës) nga termocentrali bërthamor i Çernobilit dhe shtatë nga ishulli Zmiiny," tha zoti Yermak.
Që nga fillimi i luftës, Kievi dhe Moska kanë shkëmbyer mbi 1000 robër lufte. Dhe muajin e kaluar, më shumë se 100 gra ukrainase u liruan nga robëria ruse.
Nga ukrainasit, 12 ishin civilë dhe 37 ishin kapur nga forcat ruse pas rënies së fabrikës së çelikut Azovstal në qytetin port të Mariupolit në maj.
Ministria e Brendshme e Ukrainës tha se disa nga gratë ishin të burgosura që nga viti 2019, pasi ishin kapur nga autoritetet pro Moskës në rajonet lindore, si Donetsk.
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se ajo kishte planifikuar të zhvillonte bisedime evropiane me Vladimir Putin vitin e kaluar, por në fund e kuptoi se "nuk kishte më forcë për të vazhduar" drejt tij.
Në një intervistë me revistën e lajmeve Der Spiegel, Merkel, e cila u tërhoq nga politika vitin e kaluar pas 16 vitesh në pushtet, tha se ajo dhe presidenti francez Emmanuel Macron kishin planifikuar të zhvillonin një format të pavarur bisedash me liderin rus brenda Këshillit Evropian në vitin 2021, raportojnë mediat e huaja.
"Unë nuk kisha më forcë për të vazhduar, sepse në fund të fundit, të gjithë e dinin se do të largohesha në vjeshtë”, tha ajo.
Duke iu referuar vizitës së saj të lamtumirës në Moskë në gusht 2021, ish-kancelarja, e cila flet rrjedhshëm rusisht, shtoi:
"Ndjenja ishte shumë e qartë. Për sa i përket politikës së pushtetit, ju jeni duke kaluar atë. Për Putinin, vetëm fuqia ka rëndësi."
Presidenti francez Emmanuel Macron denoncoi të mërkurën sulmet ruse ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë, duke thënë se sulme të tilla nuk mund të mbetën pa u ndëshkuar, raportojnë mediat e huaja.
“Ukraina u godit nga bombardime masive sot, duke lënë pjesën më të madhe të vendit pa ujë dhe energji elektrike. Sulmet kundër infrastrukturës civile janë krime lufte dhe nuk mund të mbeten pa u ndëshkuar”, ka shkruar Macron në një postim në Twitter.
Sulmi në shkallë të gjerë çoi gjithashtu në ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike në Ukrainë dhe Moldavinë fqinje. Franca planifikon të mbajë një konferencë donatorësh në Paris muajin e ardhshëm në mbështetje të Ukrainës dhe fqinjit të saj jugperëndimor, tha Macron.
“Me afrimin e dimrit, ne do të rrisim mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën më 13 dhjetor për ta ndihmuar atë të mbrojë infrastrukturën energjetike. Nuk do ta harrojmë Moldavinë, e cila gjithashtu u prek nga ndërprerjet e ujit dhe energjisë elektrike”, ka shkruar Macron në Twitter.
Disa orë më parë, Qeveria e Polonisë tha se sistemi antiraketë që Gjermania ofroi t'i dërgonte Polonisë duhet të shkonte në Ukrainë.
Por, oferta është kritikuar nga gazeta e përditshme polake, Rzeczpospolita, e cila e quajti propozimin e ri të liderëve të vendit "tronditës", raportojnë mediat e huaja.
Gazeta argumentoi se do të kërkonte dërgimin e ushtarëve gjermanë që operonin sistemin në Ukrainë dhe "kjo, nga ana tjetër, do të përfshinte NATO-n në një përplasje të drejtpërdrejtë me Rusinë, diçka që aleanca është përpjekur ta shmangë që në fillim".
"Ky propozim prek besueshmërinë e Polonisë dhe, më e keqja, sigurinë e saj. Gjermanët marrin një sinjal të qartë se ne nuk duam ndihmën e tyre, kështu që potenciali i mbrojtjes së qiellit polak do të jetë më i ulët. Në luftën më të keqe në Evropë që nga viti 1945, ky është një gabim i pafalshëm”, shkroi zëvendësredaktori Michal Szuldrzynski.
Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Christine Lambrecht, ka theksuar gjithashtu se përdorimi i sistemeve të mbrojtjes së NATO-s jashtë territorit të saj duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare.
“Nëse ato përdoren jashtë zonës së NATO-s, atëherë duhet të bihet dakord paraprakisht me NATO-n dhe me aleatët”, tha ministri.
Moska zyrtare tha të martën se ka lëshuar më shumë se 80 mijë pasaporta ruse për qytetasit e katër territoreve në Ukrainë që kur presidenti Vladimir Putin shpalli aneksimin e tyre, në shtator.
Në shtator, Rusia i kishte mbajtur të ashtuquajturat referendume në katër rajone të Ukrainës – Donjeck, Luhansk, Zaporizhja dhe Herson – dhe tha se qytetarët kishin votuar ‘pro bashkimit me Rusinë’.
“Që nga shtimi i katër rajoneve në Federatën Ruse, në pajtim me ligjin, më shumë se 80 mijë njerëz kanë marrë pasaporta si qytetarë të Federatës Ruse”, tha Valentina Kazakova, zyrtare për emigrim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, sipas agjencive të lajmeve në Rusi.
Putini i kishte aneksuar formalisht ato territore në një ceremoni në Kremlin në tetor, edhe pse forcat e tij ushtarake nuk kanë pasur asnjëherë kontroll të plotë mbi ato zona. Kombet e Bashkuara (OKB) e kritikuan “aneksimin ilegal të tentuar” të tokës ukrainase dhe kërkuan nga komuniteti ndërkombëtar “të mos njihen ndryshimet në kufij të shpallura nga Rusia”.
Që nga atëherë, Rusia ka humbur pjesë të territorit që e kontrollonte më parë në Ukrainë.
Në nëntor, Moska i tërhoqi trupat nga Hersoni, qyteti kryesor në rajonin që mban të njëjtin emër dhe e vetmja kryeqendër rajonale, të cilën e kishte marrë Rusia në ofensivën në Ukrainë.
Nga fillimi i fushatës ushtarake në shkurt, Kremlini i ka lehtësuar procedurat që ua mundësojnë ukrainasve të marrin nënshtetësi ruse dhe i ka lejuar shtetasit me pasaportë ukrainase të jetojnë dhe punojnë në Rusi pa afat të caktuar dhe pa leje pune./ REL.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, ka folur ditën e sotme në Forumin Rajonal të Bashkimit për Mesdheun, raportojnë mediat e huaja.
Ai tha se ata janë të shqetësuar për popullin ukrainas, pasi Rusia ka sulmuar prodhimin e energjisë elktrike dhe populli do të mbetet pa ngrohje gjatë dimrit.
“Nuk mund të mos shqetësohemi për atë që po ndodh në Ukrainë. Si mund të mos na interesojë ajo që po ndodh në Ukrainë? Nëse shikoni një hartë të Europës gjatë natës, do të shihni se e gjithë Europa është e ndriçuar dhe ka një pikë të zezë të madhe ku nuk ka drita. Është Ukraina. Një e treta e popullsisë vuan nga mungesa e energjisë elektrike. Bombat ruse kërcënojnë të shkatërrojnë plotësisht prodhimin e energjisë elektrike, që do të thotë ngrohje në fund të dimrit. Ne jemi të shqetësuar nga ajo që po ndodh në Ukrainë”, tha Borrell.
Ai gjithashtu tha se Ukraina ka nevojë për më shumë mbrojtje kundërajrore për t'u përballur ndaj sulmeve ruse. Borrell tha se vendet evropiane do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar Kievin.
“Ukraina ka nevojë për më shumë mbrojtje kundërajrore për t'u përballur me sulmet ruse të bazuara veçanërisht në sulmet me raketa. Vendet evropiane do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar Kievin", shtoi Borrell.
Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës së Presidentit, Volodymyr Zelensky, tha se energjia elektrike po rikthehet dhe rajonet e vendit ku mbetën pa energji.
Ai tha se vende për të karikuar telefonat dhe për të pirë pije të ngrohta po krijohen dhe inxhinierët e energjisë po punonin gjatë gjithë kohës, raportojnë mediat e huaja
“Për momentin, lidhja me rrjetin e konsumatorëve familjarë po vazhdon gradualisht”, tha ai.
Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko tha se furnizimi me ujë ishte rivendosur në të gjitha rrethet në kryeqytet.
Ai shtoi: “Do të duhet pak kohë që sistemi i ujësjellësit të funksionojë me kapacitet të plotë”.
Sot në mëngjes, më shumë se dy të tretat e kryeqytetit ukrainas ishte ende pa energji elektrike dhe një pjesë e banorëve nuk kishin ujë të rrjedhshëm, një ditë pasi sulmet me raketa ruse shkaktuan ndërprerjet më të mëdha të Kievit në nëntë muajt e luftës.
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko i ka bërë thirrje Ukrainës që të ndalojë konfliktin, duke shtuar se gjithçka është në duart e saj tani, raportojnë mediat e huaja.
"Gjithçka është në duart e Ukrainës. Nuk është sepse unë dua t'ia kaloj këtë çështje duke mbajtur bisedimet me Rusinë mbi Presidentin ukrainas Vladimir Zelensky ose Ukrainën. Është e vërtetë që gjithçka është në duart e Ukrainës tani", tha media shtetërore e Bjellorusisë Segodnya duke cituar Lukashenkon.
Ai gjithashtu tha se është e ndërlikuar dhe kjo gjë duhet të rikuperohet, pasi kjo gjë do të jetë një eliminim për Ukrainën.
“Është e vështirë, është e ndërlikuar, është e vështirë, por duhet të fillohet të rikuperohet, nëse ata duan. Dhe nuk është ajo që Presidenti rus Vladimir Putin kishte thënë dikur shumë kohë përpara operacionit se Ukraina do të rrezikohej të humbiste shtetësinë e saj. Do të jetë eliminimi i Ukrainës. Është e nevojshme të ndalet tani”, tha ai.
Ish-kryeministrit britanik, Boris Johnson, i është dhënë titulli qytetar nderi i kryeqytetit të Ukrainës, raportojnë mediat e huaja.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko e ka dhënë vetë lajmin duke thënë se Johnson ishte një "mik i madh i Ukrainës".
"Johnson ka bërë dhe, jam i sigurt, do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar që Britania e Madhe dhe liderët botërorë të ofrojnë ndihmën e nevojshme për Ukrainën. Faleminderit për mbështetjen! Ne presim përsëri në Kiev për të dhënë këtë çmim të nderuar!" tha ai.
Johnson ishte një nga liderët e parë botërorë që vizitoi Kievin që nga fillimi i luftës, duke mbërritur në kryeqytetin ukrainas në fund të prillit.
Edhe pse u detyrua të largohej nga posti i kryeministrit, ai ka vazhduar të tregojë mbështetje për Ukrainën.
Në komentet e diskutueshme në fillim të kësaj jave, ai thirri liderët e tjerë evropianë për përgjigjet e tyre të ndryshme në fillim të pushtimit.
Duke folur për CNN, ai pretendoi se Gjermania kishte dashur që lufta të përfundonte shpejt, diçka që që atëherë është mohuar nga Berlini dhe se Franca ishte në "mohim".
Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar se nuk ka goditur asnjë objektiv brenda Kievit ditën e djeshme, duke thënë se ka goditur vetëm objektet energjetike që lidhen me "sistemin e komandës dhe kontrollit ushtarak të Ukrainës".
Kjo është pavarësisht pamjeve që shfaqen të ndërtesave të dëmtuara në qytetin e Kievit dhe një qytet aty pranë, raportojnë mediat e huaja.
Zyrtarët ukrainas thanë se të paktën 10 persona u vranë në sulmet.
Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha: “ Forcat e Armatosura ruse kanë nisur një sulm masiv ajror, detar dhe tokësor me armë me precizion të lartë me rreze të gjatë kundër sistemit të komandës dhe kontrollit ushtarak të Ukrainës dhe objekteve të lidhura me energjinë. Dëshiroj të theksoj se asnjë goditje e vetme nuk është bërë në objektiva brenda qytetit të Kievit”.
Ai pretendoi se shkatërrimi i parë në Kiev ishin raketa mbrojtëse ukrainase që binin mbi qytet.
Ukraina ka thënë se Rusia lëshoi 70 raketa dje, duke synuar infrastrukturën kritike dhe zonat civile.
Sipas profesionistëve të kujdesit shëndetësor, mjekët nuk dorëzohen dhe vazhdojnë të shpëtojnë jetën e ukrainasve edhe pse nuk kanë energji elektrike për shkak se ushtarët rusë sulmuan rrjetin energjetik, raportojnë mediat e huaja.
Kardiokirurgët në Lviv kryen një operacion të vështirë në zemër në gjysmë errësirë për shkak të ndërprerjeve të energjisë, siç ka shkruar në llogarinë e tij në rrjetet sociale Oleh Duda, një mjek nga Lviv dhe ka shpërndarë një foto dhe video përkatëse e cila është bërë virale.
"Armiku ka sulmuar infrastrukturën tonë. Spitalet nuk kanë energji elektrike, por kardiokirurgët ukrainas në Qendrën e Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë Pediatrike vazhdojnë të kryejnë operacione në zemër! Bota duhet ta shohë këtë foto dhe video. Ne nuk do të mposhtemi! Ukraina do të mbizotërojë!", ka shkruar Duda.
Së fundmi, Kremlini deklaroi se Kievi mund t'i "japë fund vuajtjeve" të popullit të tij duke përmbushur kërkesat e Rusisë për të zgjidhur konfliktin.
Forcat ruse bombarduan dje Ukrainën me 70 raketa, duke vrarë të paktën 10 persona dhe duke lënë shumë të tjerë me energji elektrike, raportojnë mediat e huaja.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u pyet se si mund të pajtohen vuajtjet e civilëve të Ukrainës me vërejtjet e Vladimir Putin se ai nuk dëshiron të shkatërrojë Ukrainën apo popullin e saj.
"Udhëheqja e Ukrainës ka çdo mundësi për ta rikthyer situatën në normalitet, ka çdo mundësi për të zgjidhur situatën në mënyrë të tillë që të përmbushë kërkesat e palës ruse dhe, në përputhje me rrethanat, t'i japë fund të gjitha vuajtjeve të mundshme në mesin e popullatës", tha ai.
Zyrtarët polakë kanë refuzuar ofertën e një sistemi të mbrojtjes ajrore nga Gjermania, duke thënë se ky do t'i jepej më së miri Ukrainës.
Në fillim të kësaj jave, Gjermania i ofroi Polonisë avionë Eurofighter dhe sisteme mbrojtëse Patriot për të ndihmuar Varshavën të mbrojë hapësirën e saj ajrore, raportojnë mediat e huaja.
Polonia, e cila ndan një kufi me Ukrainën, u godit javën e kaluar nga një raketë endacake e lëshuar me sa duket nga forcat mbrojtëse të Kievit.
Varshava më parë dukej se po shqyrtonte ofertën nga Gjermania, por ministri i mbrojtjes Mariusz Blaszczak tani ka thënë: "Pas sulmeve të mëtejshme raketore ruse, i kërkova Gjermanisë që bateritë Patriot të ofruara në Poloni të transferoheshin në Ukrainë dhe të vendoseshin në kufirin e saj perëndimor.Kjo do të mbrojë Ukrainën nga vdekjet dhe ndërprerjet e mëtejshme dhe do të rrisë sigurinë në kufirin tonë lindor”.
Bashkimi Evropian po ecën përpara me një paketë të nëntë sanksionesh ndaj Rusisë në përgjigje të sulmit të Moskës ndaj Ukrainës, tha shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë një vizite në Finlandë, raportojnë mediat e huaja.
“Ne po punojmë shumë për të goditur Rusinë, aty ku i dhemb më shumë, për të zbehur kapacitetin e saj kundër Ukrainës. Dhe mund të them se po punojmë me shpejtësi për një paketë të 9-të të sanksioneve”, tha von der Leyen në një konferencë për shtyp.
Ajo gjithashtu shtoi: “Dhe kam besim se shumë shpejt do të miratojmë vendosjen e një kufiri të çmimit të naftës, së bashku me G7 dhe partnerë të tjerë. Ne nuk do të pushojmë derisa Ukraina të fitojë mbi Putinin dhe të marrë fund lufta e tij e paligjshme dhe barbare”.
Një ditë pasi sulmet me raketa ruse shkaktuan ndërprerjet më të mëdha të Kievit që nga fillimi i luftës, më shumë se dy të tretat e kryeqytetit janë ende pa energji elektrike.
Shumë njerëz janë gjithashtu pa ujë të rrjedhshëm, pasi sulmet e fundit goditën infrastrukturën kritike.
Temperaturat ranë nën zero mbrëmë dhe sot në mëngjes, të gjitha rrugët kanë ngrirë, raportojnë mediat e huaja.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se elektricistët po përpiqen të rikthejnë energjinë "sa më shpejt të jetë e mundur", por situata varet kryesisht nga rrjeti i energjisë në mbarë vendin.
Kyrylo Tymoshenko, zëvendës shefi i stafit të Presidentit Volodymyr Zelenskyy, tha se furnizimet me energji elektrike ishin rivendosur në rajonet Kirovohrad dhe Vinnytsia.
Ndërkohë, në rajonin jugor të Mykolaiv, guvernatori Vitaly Kim u bëri thirrje ukrainasve që të përdorin sa më pak fuqi.
“Konsumimi ka ardhur në rritje sot në mëngjes, nuk ka kapacitet të mjaftueshëm në sistem për ta ndezur për më shumë konsumatorë. Sistemi energjetik është i bashkuar si ne të gjithë! Nëse keni fikur disa drita të panevojshme, kjo është me të vërtetë e rëndësishme”, ka shkruar ai në Telegram.
Një grup aktivistësh çekë po nxjerrin në ankand një skulpturë të Presidentit rus, Vladimir Putin, i cili shfaqet i ulur lakuriq në një tualet të artë. Të ardhurat nga shitja do të shkojnë për blerjen e një droni luftarak për Ukrainën.
Figura, e quajtur “Vrasësi i zhveshur” u krijua si një kritikë e stilit të jetesës luksoze të Putinit, por ka ndryshuar pamjen disa herë që nga zbulimi i saj në 2021, duke iu përshtatur ngjarjeve aktuale, raportojnë mediat e huaja.
Aktivisti dhe autori i konceptit, Otakar van Gemund, u frymëzua nga figura e opozitës ruse Alexei Navalny dhe hetimi i tij në pallatin e Putinit, ku thuhet se vetëm furçat e tualetit kushtojnë 15.000 euro.
Motivi i furçave të tualetit u bë më vonë një simbol i rezistencës gjatë demonstratave kundër regjimit në Rusi.
“Është një simbol i perversitetit të regjimit rus, estetikës së saj mafioze dhe despotizmit totalitar”, tha van Gemund në një konferencë shtypi, duke shtuar se në sytë e tij, statuja tregon se Putini vetëm pretendon të jetë i fortë.
Çmimi fillestar është caktuar 10.000 euro dhe ankandai do të zgjasë deri më 20 dhjetor.
Pasi u zbuluan prova të krimeve ruse të luftës në Bucha, një manekin e një viktime civile në një qese plastike u shtua nën piedestalin e Putinit.
Një shkronjë e artë “Z”, një shenjë ushtarake ruse e cila është bërë shenja kryesore e mbështetjes publike për pushtimin e Rusisë në Ukrainë, në një zinxhir ari iu shtua gjoksit të diktatorit.
Përfaqësuesit nga Rusia dhe Ukraina u takuan në Emiratet e Bashkuara Arabe javën e kaluar për të diskutuar mundësinë e një shkëmbimi të të burgosurve të luftës, sipas një raporti të Reuters.
Çdo shkëmbim do të lidhej me një rifillim të eksporteve ruse të amoniakut, të cilat shkojnë në Azi dhe Afrikë, nëpërmjet një tubacioni ukrainas, thanë për agjencinë e lajmeve tre burime me njohuri për takimin, raportojnë mediat e huaja.
Sipas burimeve, bisedimet u ndërmjetësuan nga shtetet arabe të Gjirit dhe nuk përfshinin Organizatën e Kombeve të Bashkuara, pavarësisht rolit të OKB-së në eksportimin e produkteve bujqësore nga tre porte ukrainase të Detit të Zi.
Bisedimet synojnë të heqin pengesat e mbetura në nismën e zgjatur javën e kaluar dhe të lehtësojnë mungesat globale të ushqimit duke zhbllokuar eksportet ukrainase dhe ruse, shtuan ata.
Përfaqësuesit rusë dhe ukrainas udhëtuan në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe Abu Dhabi më 17 nëntor, ku diskutuan lejimin e Rusisë të rifillojë eksportet e amoniakut në këmbim të një shkëmbimi të të burgosurve që do të lironte një numër të madh të burgosurish ukrainas dhe rusë, deklaruan burimet.
Sipas Prokurorëve 440 fëmijë kanë humbur jetën dhe më shumë se 847 fëmijë janë plagosur në sulmet ruse gjatë nëntë muajve të fundit, deklaroi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.
Ditën e djeshme, një vajzë e re humbi jetën në Kiev pas sulmeve me raketa, por gjithashtu edhe një vajzë 17-vjeçare ka mbetur e plagosur, raportojnë mediat e huaja.
Një ditë më parë, një djalë 13-vjeçar u plagos rëndë në fshatin Antonivka të rajonit Kherson, pasi një predhë goditi makinën ku ai po qëndronte.
Fëmijët janë prekur më së shumti në rajonin lindor të Donetskut, të ndjekur nga Kharkiv, Kiev, Mykolaiv dhe Zaporizhzhia.
Presidenti rus Vladimir Putin mund të përdorë armë kimike në Ukrainë nëse trupat e tij vazhdojnë të humbasin terren, deklaruan zyrtarët e administratës Biden.
Gjashtë ekspertë thanë në një intervistë se Moska mund të përdorë armët kimike së pari përpara se të shqyrtojë një konfrontim bërthamor me NATO-n, raportojnë mediat e huaja.
SHBA ka qenë e prirur të monitorojë nga afër çdo përdorim të mundshëm të armëve kimike në Ukrainë dhe i ka shtyrë aleatët të jenë të përgatitur për një ngjarje të tillë.
Asnjë inteligjencë nuk sugjeron se një sulm kimik në Ukrainë është i pashmangshëm, thanë zyrtarët. Në vend të kësaj, pritet që luftimet të ngadalësohen gjatë muajve të dimrit.
Por zyrtarët anonimë thanë se Rusia mund të përpiqet të përdorë armë kimike që fshihen lehtësisht dhe që mund të jetë më e vështirë për t'u lidhur me Moskën.
Zyrtarët dhe ekspertët thanë se disa armë mund të përdoren për një sulm masiv me municione.
Drejtori evropian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge, ka vizituar spitalet e dëmtuara dhe ka biseduar me stafin mjekësor në qytetin e Dnipros.
Kluge tha se ishte "i pikëlluar" dhe "i indinjuar" nga sulmet ruse ndaj objekteve mjekësore, duke i etiketuar ato një "shkelje shumë të qartë të ligjit ndërkombëtar", raportojnë mediat e huaja.
Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar infrastrukturën civile, por spitalet në të gjithë Ukrainën janë dëmtuar ose shkatërruar nga sulmet, përfshirë një maternitet në Zaporizhzhia ditën e djeshme.
Gjatë vizitës së Kluge në Dnipro, në Ukrainën Qëndrore, ai i dhuroi një gjenerator për energjinë elektrike një spitali i cili po funksiononte pa energji elektrike, për shkak të shkatërrimit të energjisë elektrike nga Rusia.
Zyrtari i OBSH-së tha se të paktën 700 objekte mjekësore ishin shënjestruar në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit.
Hungaria do t’i dërgojë 187 milionë euro ndihmë financiare Ukrainës, si pjesë e një pakete të planifikuar të mbështetjes së BE-së, ka deklaruar qeveria e kryeministrit Viktor Orban.
Orban u vu nën presion për të kërkuar falje në fillim të kësaj jave pasi postoi një foto të tij të veshur me një shall që përshkruante Hungarinë historike për të përfshirë pjesë të Ukrainës dhe vendeve fqinje, raportojnë mediat e huaja.
Ambasadori i Hungarisë në Ukrainë u thirr nga Kievi për incidentin. Mbështetja e Hungarisë për Ukrainën ka qenë disi më pak entuziaste se aleatët e saj perëndimorë.
Orban është përpjekur kryesisht të qëndrojë jashtë konfliktit, një pozicion që shihet si një tradhti nga vendet e tjera evropiane.
Hungaria ka refuzuar të lejojë dërgesat e armëve të destinuara për Ukrainën të kalojnë nëpër territorin hungarez dhe ka bllokuar shtrirjen e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë në sektorin e energjisë.
Ukraina dhe Hungaria kanë pasur më parë marrëdhënie të ngushta, por kjo u ftoh pasi Kievi vendosi kufizime komunikimi.
Hungaria ka argumentuar kundër atyre që thotë se janë kufizime të të drejtave të hungarezëve etnikë që jetojnë në Ukrainë pasi Kievi miratoi një ligj në 2017 që kufizon përdorimin e gjuhëve të pakicave në shkolla.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të ndërmarrë veprime për të ndaluar sulmet ajrore ruse. Kjo thirrje vjen pas një sulmi që ushtria ruse ndërmori një ditë më parë dhe vrau 6 persona si edhe la pa energji elektrike disa qytete ukrainase.
"Sot është vetëm një ditë, por ne jemi goditur nga 70 raketa. Kjo është formula ruse e terrorit", tha Zelensky në mbledhjen e këshillit përmes një video-lidhje.
Ai tha se raketat kanë goditur spitalet, shkollat, infrastrukturën e transportit dhe zonat e banuara, duke shtuar se Ukraina po pret të shohë "një reagim shumë të fortë" nga bota.
"Ne nuk mund të jemi peng i një terroristi ndërkombëtar", tha ai.
Per bisedime paqeje ti komik nuk pranon se te thote amerika vazhdo qe te shkaterrojme Rusine por nderkoh ti ndyresire po vret popullin e Ukraines dhe po shkaterron vendin , gjithashtu na i ke ber ne jeten te pa perballueshme keshtu qe boll na cave trapin legen muti mos u qaj si bushtrat po ke kellqe lufto dhe mos dil aty ne media duke mashtruar dhe ber propagande qe ti po fiton luften kokrra e legenit
PërgjigjuO bobi, po pse ai që është pushtuar e ka fajin apo pushtuesit. Thuaj ishalla nuk ndodh ndonjë gjë këtu, se tipat si puna jote janë të parët që ikin me brekë nëpër këmbë. Zot na ruaj nga injoranca.