Nga luftimet në Ukrainë

Rusia s'i ndal sulmet, Ukraina rrëzon 21 dronë, 38 të tjerë ranë vetë pas goditjes elektronike në sistemet e navigimit

14 Nëntor, 11:38| Përditesimi: 14 Nëntor, 11:41

  • Share

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës kanë rrëzuar 21 nga 59 dronët e lëshuar nga Rusia, drejt caqeve në Ukrainë, thanë Forcat Ajrore ditën e sotme (14 Nëntor).

Të 38 dronët e tjerë u rrëzuan vetë, pasi sistemet e tyre të navigimit u penguan nga sistemet elektronike ukrainase, thanë Forcat Ajrore.

Ndaras, grantimet ruse vranë dy persona dhe plagosën tetë të tjerë gjatë 24-orëve të fundit në fshatin Shevçenko, në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, thanë autoritetet ukrainase.

Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar dy dronë ukrainas mëngjesin e 14 nëntorit. Një nga dronët u rrëzua mbi rajonin e Kurskut dhe një mbi atë të Belgorodit, raporton REL.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Që nga gushti i këtij viti, Ukraina po ashtu po kryen një ofensivë në rajonin rus të Kurskut.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cifuti: 14/11/2024 11:45

    Sipas regjimit te kievit ata gjithmone i rrezojne dronet dhe raketat i shkaterrojne ne ajer por pyetja eshte si ka mundesi qe Rusia po ja shkaterron gjithe siatemin ushtarak dhe energjitik ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?