Donald Trump tha pas telefonatës me Vladimir Putin se nuk u arrit asnjë progres drejt armëpushimit dhe paqes. Deklaratën shefi I shtëpisë së bardhë e bëri para nisjes drejt një tubimi në Ioua, ku iu tha gazëtarëve për atë se ccfarë bisedoi në tëlefonatë.
"Patëm një telefonatë relativisht të gjatë. Folëm për Iranin dhe sigurisht për luftën me Ukrainën, por nuk jam shumë i kënaqur. Nuk patëm progres për armëpushimin dhe paqen", tha Trump.
Trump përgënjeshtroi pezullimin e ndihmës ushtarake ndaj Ukrainës dhe tha se ndalesa e këtyre ditëve kishte të bentë vetëm me një verifikim,
Putin pas telefonatës u citua nga mediat ruse ti kishte shprehur me kokëfortësi presidentit amerikan synimin për të mos u tërhequr nga qëllimet ruse në Ukrainë dhe se Ukraina duhet të njohë realitetin e territoreve të pushtuara nga ushtria ruse.
Vetëm disa orë pas telefonatës mes të dyve, ushtria ruse nisi një sulm të tmerrshëm masiv në Ukrainë me 550 drone e raketa. Ushtria ukrainase tha se Kievi ishte shënjestra e sulmit ndërsa si pasojë e tij 14 persona mbetën të plagosur, ndërsa transporti hekurudhor u bllokua.
Këtë të premte ndërkohë, Presidenti amerikan sipas raportimeve mediatike pritet të zhvillojë një bisedë telefonike me Volodymir Zelenskyn, ndërsa pas sulmit bëri thirrje që Rusisë ti vendosen sanksione të tjera.
Presidenti i SHBA dhe ai ukrainas zhvilluan një bisedë telefonike që cilësua si mjaft e rëndësishme nga zyra e Zelenskyt. Presidenti ukrainas shkroi pas telefonatës në rrjetin social X ku thotë se me Presidentin aemrikan është rënë dakord që mbrojtja ajrore e Ukrainës të bëhet në bashkëpunim me Amerikën. Zelensky në llogarinë e tij në X, shkroi se gjatë telefonatës ai e informoi Trumpin për situatën aktuale, duke përfshirë sulmet ajrore ruse dhe zhvillimet më të gjera në front. Presidenti ukrainas thotë se homologu i tij amerikan është shumë i informuar për situatën ndërsa të dy kanë rënë dakord që mbrojtja ajrore e Ukrainës të zhvillohet në bashkëpunim me SHBA. Gjithashtu sipas Presidentit ukrainas është rënë dakord për një takim midis ekipeve diplomatike të të dy vendeve. "Jemi të gatshëm për projekte të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara dhe besojmë se kjo është me rëndësi themelore për sigurinë, veçanërisht kur bëhet fjalë për dronët dhe teknologjitë e lidhura me to", shtoi presidenti ukrainas.
I had a very important and fruitful conversation with @POTUS. I congratulated President Trump and the entire American people on the US Independence Day.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) July 4, 2025
We - in Ukraine - are grateful for all the support provided. It helps us protect lives, safeguard our freedom and… pic.twitter.com/kQ3Byipvd2
"Nuk kam bërë asnjë përparim për Ukrainën me Putinin". Këtë, Donald Trump, e pranoi para se të nisej për në Ioëa, në një tubim me mbështetës të tij. Gjatë telefonatës mes të dyve, Presidenti amerikan i tha Vladimir Putinit se nuk është i kënaqur me situatën në Ukrainë dhe mohoi se kishte ndaluar furnizimin me armë për Ukrainën. "Ne e kemi bërë dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë, por duhet të sigurohemi që të kemi mjaftueshëm për veten tonë", theksoi Presidenti. Udhëheqësi i Kremlinit i është drejtuar presidentit të SHBA-së duke i thënë se Rusia nuk do të tërhiqet nga qëllimet e saj në Ukrainë. Zelensky pritet të zhvillojë gjithashtu një telefonatë këtë të premte me Trump.
Komente

Po kush dota paguaj cmimin a mendove se Amerikanet bejne dicka falas e ke gabim por ti nuk te intereson populli Ukrainas se mbeten tere jeten ne borxhe deri ne fyt shpresoj qe te arihet nji paqe pse populli mjaft po vuan nga lufta ne mes nji gjaku turp qe ti Zelenski ndjek rugen e perendimit qe nuk duan paqe dhe perdorin nji menyre fashiste qe lufta te vazhdon dhe populli te vuaj ,por ti nuk vuan pse je i sigurt ne bunker por car bomba dota gjen adresen edhe ti dote vjen fundi.
PërgjigjuPo mendove ty se po flet me albin kurtin apo efi ramen me ngreh per veshi
Përgjigju