Sulmi në Kiev

Bota

Asnjë rezultat pas telefonatës Trump-Putin! Rusia sulm masiv në Kiev, 14 të plagosur

4 Korrik, 08:38| Përditesimi: 4 Korrik, 14:53

  • Share

Donald Trump tha pas telefonatës me Vladimir Putin se nuk u arrit asnjë progres drejt armëpushimit dhe paqes. Deklaratën shefi I shtëpisë së bardhë e bëri para nisjes drejt një tubimi në Ioua, ku iu tha gazëtarëve për atë se ccfarë bisedoi në tëlefonatë.

"Patëm një telefonatë relativisht të gjatë. Folëm për Iranin dhe sigurisht për luftën me Ukrainën, por nuk jam shumë i kënaqur. Nuk patëm progres për armëpushimin dhe paqen", tha Trump. 

Trump përgënjeshtroi pezullimin e ndihmës ushtarake ndaj Ukrainës dhe tha se ndalesa e këtyre ditëve kishte të bentë vetëm me një verifikim,

Putin pas telefonatës u citua nga mediat ruse ti kishte shprehur me kokëfortësi presidentit amerikan synimin për të mos u tërhequr nga qëllimet ruse në Ukrainë dhe se Ukraina duhet të njohë realitetin e territoreve të pushtuara nga ushtria ruse.

Vetëm disa orë pas telefonatës mes të dyve, ushtria ruse nisi një sulm të tmerrshëm masiv në Ukrainë me 550 drone e raketa. Ushtria ukrainase tha se Kievi ishte shënjestra e sulmit ndërsa si pasojë e tij 14 persona mbetën të plagosur, ndërsa transporti hekurudhor u bllokua.

Këtë të premte ndërkohë, Presidenti amerikan sipas raportimeve mediatike pritet të zhvillojë një bisedë telefonike me Volodymir Zelenskyn, ndërsa pas sulmit bëri thirrje që Rusisë ti vendosen sanksione të tjera.

Ora 10:02
Trump: Asnjë progres me Putin për Ukrainën, do vazhdojmë t'i dërgojmë armë Kievit

"Nuk kam bërë asnjë përparim për Ukrainën me Putinin". Këtë, Donald Trump, e pranoi para se të nisej për në Ioëa, në një tubim me mbështetës të tij. Gjatë telefonatës mes të dyve, Presidenti amerikan i tha Vladimir Putinit se nuk është i kënaqur me situatën në Ukrainë dhe mohoi se kishte ndaluar furnizimin me armë për Ukrainën. "Ne e kemi bërë dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë, por duhet të sigurohemi që të kemi mjaftueshëm për veten tonë", theksoi Presidenti. Udhëheqësi i Kremlinit i është drejtuar presidentit të SHBA-së duke i thënë se Rusia nuk do të tërhiqet nga qëllimet e saj në Ukrainë. Zelensky pritet të zhvillojë gjithashtu një telefonatë këtë të premte me Trump. 

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jeta Ime: 04/07/2025 14:25

    Po mendove ty se po flet me albin kurtin apo efi ramen me ngreh per veshi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?