Bota

Lufta në Ukrainë/ Rusia 215 sulme me dronë dhe raketa gjatë natës, 5 të vdekur! Zelensky i përgjigjet Trump: Putin vrasës fëmijësh (VIDEO)

7 Qershor, 07:16| Përditesimi: 7 Qershor, 16:51

  • Share

Të paktën pesë persona janë vrarë, përfshirë një fëmijë 18-muajsh, në sulmet e fundit ruse në Ukrainë, raporton La Repubblica.

Qyteti më i prekur është Khrakiv, i shënjestruar nga dronë, raketa balistike dhe bomba dy-tonëshe të hedhura nga avionët luftarakë Sukhoi.

“Kharkivi po përjeton aktualisht sulmin më të fuqishëm që nga fillimi i luftës në shkallë të plotë”, shkroi kryebashkiaku Igor Terekhov në Telegram, duke përshkruar një breshëri raketash, dronësh dhe bombash të drejtuara që godisnin njëkohësisht.

“Të paktën 40 shpërthime u dëgjuan në qytet brenda një ore e gjysmë dhe kërcënimi nga dronët mbetet.”

“Nuk jemi fëmijë që luajmë në park. Putini është një vrasës që ka ardhur në këtë park për të vrarë fëmijë”. Me këto fjalë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu përgjigj në një intervistë për ABC News presidentit amerikan Donald Trump, i cili kishte krahasuar Rusinë dhe Ukrainën me “dy fëmijë që zihen në park” dhe kishte shtuar se “ndonjëherë është më mirë t’i lejosh të zihen për pak kohë”.

Raketa dhe dronë gjithashtu u lëshuan në Dnipro dhe Ternopil. Në Kiev, alarmi u dha dy herë, por para agimit shpërthyen vetëm avionë me bomba të telekomanduara.

Presidenti i SHBA, Donald Trump kritikoi sulmin me dron ukrainas brenda kufijve të Rusisë.

"Ata i dhanë Putinit një arsye për të hyrë dhe për t'i bombarduar. Kjo është ajo që nuk më pëlqeu. Kur e pashë mendova: tani do të ketë hakmarrje", u tha ai gazetarëve.

Trump tha se shpreson që lufta midis Ukrainës dhe Rusisë të mos shndërrohej në "një konflikt bërthamor". "Shpresoj që jo", iu përgjigj ai pyetjeve të gazetarëve që e ndiqnin.

Presidenti amerikan foli gjithashtu edhe për mundësinë e vendosjes së sanksioneve shtesë ndaj Rusisë “nëse është e nevojshme”.

"Nëse mendoj se Rusia nuk po kërkon një marrëveshje ose nuk është e gatshme të ndalojë gjakderdhjen, do t'i përdor ato nëse është e nevojshme”.  

Trump shtoi se senatorët, shumë prej të cilëve kanë nënshkruar një projektligj për të rritur sanksionet ndaj Rusisë, po ia lënë atij vendimin përfundimtar.

"Nuk kam folur me ta për këtë. Ata kanë një projektligj, por është vendimi im, është opsioni im. Nuk kam vendosur ta përdor. Është një projektligj shumë i vështirë", tha ai.

Ne perditesim...

Ora 09:09
Lufta Ukrainë-Rusi/ Trump reagon pas sulmeve dhe jep alarmin: Shpresoj që lufta të mos bëhet bërthamore!

 1749124211_donaldtrump.webp

Presidenti amerikan, Donald Trump

Një tjetër natë sulmesh ruse kundër qyteteve ukrainase. Më i prekuri ishte qyteti i Kharkiv. Të paktën 5 viktima, përfshirë edhe një fëmijë 18-muajsh.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, reagoi menjëherë dhe kritikoi operacionet ukrainase me dronë brenda kufijve rusë, të cilat u pasuan nga bastisje masive.

"Ata i dhanë Putinit një arsye për të bombarduar. Kjo është ajo që nuk më pëlqeu. Kur e pashë, mendova: tani do të ketë hakmarrje! Shpresoj që lufta të mos bëhet bërthamore", tha ai.

Edhe për sanksionet kundër Moskës, kreu i Shtëpisë së Bardhë gjithashtu ishte i prerë:

"Po, nëse është e nevojshme."

Më tej ai tha se shpresonte që lufta midis Ukrainës dhe Rusisë të mos shndërrohet në një luftë bërthamore.

"Shpresoj që jo", iu përgjigj ai pyetjeve të gazetarëve që e ndiqnin dhe e pyetën për rrezikun e një lufte bërthamore.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 07/06/2025 09:34

    Çfar do çe te bdodhi ky mbetet nje mbeturine e turpshme e njerzimit

    Përgjigju
  • Turi: 07/06/2025 09:22

    Në qoftëse bëhet bërthamore ti ske vler me. si shtet .por nji kllon palaqo cirko

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?