Rusia sulmon me raketa balistike qytetin Poltava në Ukrainë, 49 të vrarë! SHBA: Shembull i brutalitetit rus, premton ndihma të reja për Kievin

3 Shtator, 19:06| Përditesimi: 3 Shtator, 19:34

  • Share

 

Të paktën 49 të vdekur dhe 219 të plagosur është bilanci i sulmit rus të ndodhur sot në Ukrainë. Dy raketa balistike ruse goditën një objekt arsimor dhe një spital aty pranë, në qytetin Poltava, rreth 110 kilometra nga kufiri me Rusinë dhe rreth 350 kilometra në juglindje të Kievit.

Forcat e Armatosura të Ukrainës konfirmuan se mes viktimave ka shumë ushtarë. Në një postim ata thonë se ka “dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur: kemi humbur ukrainasit tanë trima, vëllezërit dhe motrat tona, ushtarë”. Vetë Forcat e Armatosura njoftojnë se do të ketë një hetim për të përcaktuar nëse është bërë mjaftueshëm për të mbrojtur “jetën ushtarëve”

Edhe Presidenti i Ukrainës tha gjithashtu se kishte urdhëruar "një hetim të plotë dhe të shpejtë" mbi ngjarjen, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, raketat kishin goditur menjëherë pasi ranë sirenat që njoftojnë për sulme ajrore, ndërsa shumë njerëz po drejtoheshin drejt vendstrehimeve për t’u mbrojtur nga bombardimet.

Tre ministra ukrainas dhanë dorëheqjen sot, por ende nuk është e qartë pse. Kryetari i parlamentit ukrainas tha se ministri përgjegjës për mbikëqyrjen e prodhimit të armëve gjatë luftës Oleksandr Kamyshin, në detyrë që nga marsi i vitit 2023 gjithashtu këshilltari i Zelenskit. Dhe Ministri i Drejtësisë Denys Maliuska dhe Ministri i Mjedisit Ruslan Strilets paraqitën letrën e dorëheqjes.

SHBA e quajti një tjetër "shembull i tmerrshëm i brutalitetit të Putinit. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e sigurisë kombëtare, John Kirby, në një konferencë shtypi njoftoi dhe ndihmën e re ushtarake amerikane për Kievin javën e ardhshme.

Ndërkohë në media janë publikuar pamje nga godinat e shkatërruara


Lajmi kryesor:

Masakër në Ukrainë/ Rusia sulmon me raketa balistike qytetin Poltava 49 të vdekur, 219 të plagosur! Zelensky: U goditën shkolla dhe spitali, Moska do paguajë! Tre ministra japin dorëheqjen (VIDEO)


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?