Ndërtesë e shkatërruar pas sulmit

Bota

Rusia sulmon me raketa dhe dronë Kievin, të paktën 15 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur! Zelensky: Terrorizëm i pastër

17 Qershor, 08:21| Përditesimi: 17 Qershor, 09:44

  • Share

Të paktën 15 persona janë vrarë dhe 75 të tjerë janë plagosur nga një sulm rus në zona të banuara të Kievit.

Sipas raportimeve, ushtria ruse përdori raketa hipersonike dhe dhjetëra dronë gjermanë për të kryer sulmet, ndërsa të paktën 12 zjarre të mëdha shpërthyen në zona të ndryshme të kryeqytetit ukrainas. Konvikti i studentëve të Universitetit Kombëtar të Aviacionit u përfshi gjithashtu nga flakët.

Presidenti Volodymyr Zelensky e quajti sulmin "një nga sulmet më të tmerrshme ndaj Kievit" dhe një "terrorizëm të pastër", duke shtuar se më shumë se 440 dronë dhe 32 raketa u lëshuan në të gjithë Ukrainën gjatë natës.

"Sulme të tilla janë terrorizëm i pastër. Dhe e gjithë bota, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, duhet më në fund të reagojnë ashtu siç reagon një shoqëri civile ndaj terroristëve", komentoi presidenti ukrainas.

Zelensky bëri me dije se në total 8 lagje të Kievit u shënjestruan. Sipas raportimeve, mes viktimave është edhe një amerikan. Kryetari i bashkisë së kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko e konfirmoi këtë. 

"Gjatë sulmit në lagjen Solomianski të Kievit, një qytetar amerikan 62-vjeçar vdiq", shkroi Vitali Klitschko në një mesazh në Telegram. 
 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?