Bota

Rusia sulmon me raketa Kievin gjatë natës, 6 të vrarë, mes tyre një fëmijë! Zelensky: Sulm terrorist (VIDEO)

31 Korrik, 08:50| Përditesimi: 31 Korrik, 16:15

  • Share

Rusia ka ndërmarrë një sulm me raketa dhe dronë ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev, duke vrarë të paktën gjashtë persona, përfshirë një fëmijë, dhe duke plagosur të paktën 43 të tjerë, thanë zyrtarët vendas të enjten.

Mes viktimave është edhe një djalë 6-vjeçar, sipas administratorit ushtarak të qytetit, Tymur Tkachenko, i cili njoftoi se sulmi i natës ka shkaktuar dëme në 27 pika të ndryshme në katër distrikte të kryeqytetit ukrainas.

Presidenti Volodymyr Zelensky publikoi një video të rrënojave që digjeshin, duke thënë se njerëz ende ndodhen të bllokuar nën rrënojat e një ndërtese banimi.

"Kiev. Sulm me raketa mbi një ndërtesë banimi. Njerëz nën rrënoja. Të gjitha shërbimet janë në terren. Terroristët rusë", thuhet në mesazh.

“Është një mëngjes i tmerrshëm në Kiev. Sulmet brutale ruse shkatërruan ndërtesa të tëra banimi dhe dëmtuan shkolla e spitale,” shkroi ministri i Jashtëm Andrii Sybiha në rrjetin X, bashkë me një fotografi të një pallati të rrënuar.

Rusia, e cila mohon se ka si objektiv civilët, ka shtuar muajt e fundit sulmet ajrore ndaj qyteteve ukrainase që ndodhen larg vijës së frontit të pushtimit të saj, tashmë në vitin e katërt.

Presidenti amerikan Donald Trump, duke shprehur zhgënjim ndaj homologut rus, i vuri ultimatum Vladimir Putinit që të arrijë paqe.

“Presidenti Trump ka qenë shumë bujar dhe shumë i duruar me Putinin, duke u përpjekur të gjejë një zgjidhje. Putini e bën këtë me qëllim” shkroi Sybiha.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?