Rusia teston me sukses për herë të tretë gjatë këtij viti raketën “Tsirkon” (VIDEO)

27 Nëntor 2020, 13:46| Përditesimi: 27 Nëntor 2020, 13:56

  • Share

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se ushtria ka testuar me sukses për herë të tretë gjatë këtij viti raketën “Tsirkon”.

Ashtu si dy provat e mëparshme, një fregatë e Marinës ruse lëshoi raketën, e cila goditi objektivin e saj në ujërat ruse në veriperëndim të vendit.

Në videon 40 sekonda të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes tregohet momenti i lëshimit të raketës gjatë natës nga fregata “Admiral Gorshkov”

Agjencia ruse e lajmeve, TASS, raportoi se “Tsirkon” arriti një shpejtësi prej 10 mijë kilometrash në orë dhe shkatërroi objektivin në një largësi prej 450 kilometrash.

Putin është shprehur më herët se raketa hipersonike mund të godasë objektivat në ujë dhe në tokë, në një largësi më shumë se një mijë kilometra.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?