Rusia tha se ka testuar me sukses një raketë balistike, me kapacitet për të bartur koka bërthamore. Testimi i raketës “Bulava”, i pari në vitin e fundit, vjen pasi Rusia ka ashpërsuar retorikën e saj bërthamore, prej kur e ka revokuar ratifikimin e një traktati që ndalon testimet bërthamore.
“Nëndetësja e re, me raketa strategjike dhe kapacitet bërthamor, e ka lansuar me sukses raketën balistike interkontinentale Bulava”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.
Autoritetet ruse kanë thënë se e kanë nisur raketën nënujore prej një lokacioni të panjohur në Detin e Bardhë, drejt një shënjestre mijëra kilometra larg në Gadishullin Kamçatka, raporton Reuters.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka kërkuar që Rusia të ruajë parandalimin e saj bërthamor për për t'iu kundërvënë atyre që ai i quan kërcënimet në rritje të sigurisë, pasi lidhjet midis Moskës dhe Perëndimit kanë rënë në nivele të reja për shkak të luftës që Rusia lëshoi në Ukrainë në 2022.
Raketa ndërkontinentale, e lëshuar nga një pozicion nënujor në Detin e Bardhë në brigjet veriore të Rusisë, goditi një objektiv mijëra kilometra larg në gadishullin Kamçatka në Lindjen e Largët Ruse, tha ai.