Andy Stone

Rusia urdhëron arrestimin e zëdhënësit të kompanisë 'Meta'

26 Nëntor 2023, 13:34| Përditesimi: 26 Nëntor 2023, 13:41

  • Share

Raportohet se Rusia e ka urdhëruar arrestimin e zëdhënësit të kompanisë 'Meta', duke e akuzuar atë për promovimin e terrorizmit.

Urdhërarresti për Andy Stone u bë publik më 26 nëntor nga uebsajti rus i lajmeve, Mediazona, sipas të cilit Ministria e Drejtësisë e Rusisë e kishte lëshuar atë në shkurt 2023.

Stone, i cili nuk ishte i qasshëm për koment, u bë cak i Rusisë për shkak të një ndryshimi në politikat e Metës në mars 2022, rreth një muaj pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës.

Ndryshimi në politikat e Metës mundësoi që të bëheshin thirrje për dhunë kundër pushtuesve rusë, përfshirë presidentit Vladimir Putin, në platformat e saj, Facebook dhe Instagram.

Dy platformat kryesore të Metës, Facebook dhe Instagram, u ndaluan në Rusi pak pas fillimit të pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar./ REL

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?