Bota

Rusia urdhëron ushtarët të kthehen në baza pas stërvitjeve afër kufirit me Ukrainën

22 Prill 2021, 15:09| Përditesimi: 22 Prill 2021, 15:11

  • Share

Rusia ka urdhëruar komandën e saj ushtarake që të nisë kthimin e trupave në bazat e përhershme brenda shtetit, prej të premtes duke gjykuar se stërvitjet e saj ushtarake kanë mbaruar.

"Trupat kanë demonstruar aftësinë e tyre për të siguruar një mbrojtje të besueshme të vendit. Kështu që vendosa të përfundoja aktivitetet e inspektimit në rrethet ushtarake jugore dhe perëndimore në kufi me Ukrainën," tha ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu.

Vendosja e trupave në kufirin me Ukrainën duke përfshirë dhjetëra anije detare, qindra aeroplanë luftarakë dhe mijëra trupa, është kritikuar rëndë nga fuqitë perëndimore.

Ende nuk është bërë e qartë nëse urdhri për lëvizje përfshin të gjitha forcat afër kufirit.

Ministria Ruse e Mbrojtjes tha se në  stërvitjet ushtarake në Krime kishin përfshirë 60 anije, më shumë se 10,000 trupa, 200 aeroplanë dhe 1,200 automjete ushtarake.

Më shumë se 2,000 parashutistë praktikuan ulje me 60 automjete ushtarake vetëm të enjten, ndërsa avionët luftarakë fluturuan lart.

Sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian, Rusia ka dërguar rreth 100,000 trupa afër kufirit. Sipas NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara, ky është grumbullimi më i madh i forcave që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë dhe u dha mbështetje separatistëve në lindje të Ukrainës.

Nga marsi deri në muajin qershor, më shumë se 28,000 forca nga 26 kombe, do të kryejnë stërvitje ushtarake në më shumë se 30 zona trajnimi, nëpër vende të ndryshme.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?