Foto ilustruese

Bota

Rusia vazhdon sulmet në Ukrainë, dëmtohen rrjetet e tramvajit në Kiev! SHBA i jep ‘OK’ shitjes së raketave Polonisë me vlerë 780 milionë dollarë

19 Shtator, 08:04| Përditesimi: 19 Shtator, 08:05

  • Share

Rusia ka vijuar sulmet me dronë ndaj Ukrainës gjatë natës. Në Kiev, sulmet dëmtuan rrjetin e trolejbusëve të kryeqytetit ukrainas. RBC-Ukrainë e raportoi këtë, duke cituar kreun e administratës ushtarake të qytetit të Kievit, Timur Tkachenko.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar për një shitje prej 780 milionë dollarësh të raketave dhe sistemeve lëshuese antitank Javelin për Poloninë, e cila kufizohet si me Rusinë ashtu edhe me Ukrainën e shkatërruar nga lufta.
 

"Kjo shitje e propozuar do të mbështesë politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke rritur sigurinë e një aleati të NATO-s që është një forcë për stabilitet politik dhe ekonomik në Evropë", tha në një deklaratë Agjencia e SHBA-së për Bashkëpunim dhe Siguri të Mbrojtjes (DSCA).

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka miratuar shitjen e mundshme për Poloninë dhe DSCA i ka dhënë njoftimin e kërkuar Kongresit të SHBA-së, i cili ende nuk ka dhënë miratimin përfundimtar për transaksionin.

Lajm në përditësim…

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?