Pasojat e bombardimeve në Ukrainë

Rusia vijon bombardimet ndaj Ukrainës për të dytën ditë radhazi, edhe 10 mercenarë të vrarë! Biden: Moska nuk do të ketë kurrë sukses

27 Gusht, 07:24| Përditesimi: 27 Gusht, 07:29

  • Share

Rusia nuk tërhiqet nga synimi i saj për t’u hakmarrë ndaj Kievit për pushtimin e rajonit të Kurskut, duke mos i ndërprerë bombardimet.

Për të dytën ditë radhazi, një sulm masiv i kombinuar filloi në territorin e Ukrainës. Kjo është raportuar nga agjencia UNIAN dhe autoritetet e Kievit.

Gjatë orëve të natës, duke u zbardhur dita e sotme (27 Gusht), pasoi një sulm i ri në shkallë të gjerë i Moskës me dronë dhe raketa në Ukrainë.

Dje u goditën 15 rajone me qëllim dëmtimin e 'infrastrukturës energjetike'. Të paktën pesë persona vdiqën në zonat e shënjestruara nga rreth 200 raketa dhe dronë.

“Dua të jem i qartë: Rusia nuk do të ketë kurrë sukses në Ukrainë dhe shpirti i popullit ukrainas nuk do të thyhet kurrë”, ishte reagimi i presidentit amerikan Joe Biden pas bombardimeve ruse, raporton “La Repubblica”.

 Gjatë natës u lëshuan raketa, kryesisht në drejtim të rajoneve perëndimore, si dhe u bë alarm ajror në të gjithë vendin.

Ka pasur raportime për shpërthime në rajonin Khmelnytskyi. Forcat Ajrore të Kievit raportuan se dronët fluturonin mbi rajonet Kherson, Kirovohrad, Sumy, Poltava, Chernihiv dhe Zhytomyr. Në rrethin Zaporizhia dronët shkaktuan një vdekje dhe dy të plagosur.

Forcat e armatosura ruse penguan edhe zbarkimin e një grupi sabotues dhe zbulues ukrainas në Kinburn Spit në bregun detar të grykëderdhjes së Dnieper, në rajonin Kherson. Lajmin e raportoi “Tass”, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë. Mbi 10 ushtarë u vranë në operacion, duke përfshirë mercenarë të huaj nga Polonia.

Sipas Forcave Ajrore të Kievit, “bombarduesit dhe dronët rusë po fluturojnë drejt Ukrainës”. Bëhet fjalë për aeroplanë të shumtë Tu-95 (bombardues) që u ngritën nga baza ajrore Engels (Rusia jugperëndimore).

Për më tepër, "raketat mund të hyjnë në hapësirën ajrore të Ukrainës për rreth dy orë", shtoi forca ajrore ukrainase në Telegram.

Një raketë - sipas asaj që u raportua nga kreu i administratës ushtarake të qytetit, Oleksandr Vilkul - goditi një hotel. Bilanci ishte një i vdekur dhe 2 të plagosur.

Teksa ngritja e re e bombarduesve rusë ka shkaktuar një alarm ajror në Ukrainë. Presidenti amerikan Joe Biden dënoi sulmin masiv në infrastrukturën energjetike të Ukrainës dhe përsëriti mbështetjen e tij për Kievin, duke theksuar se Rusia nuk do ta fitojë luftën.

"Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të udhëheqin një koalicion prej mbi 50 vendesh në mbështetje të Ukrainës", premtoi presidenti amerikan.

Gjatë bombardimeve të së dielës (25 Gusht) humbi jetën edhe një anëtar i ekipit mediatik të kanalit prestigjioz “Reuters” dhe u plagosën 2 gazetarë.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?