Sulmet vdekjeprurëse ruse në Ukrainë vazhdojnë edhe para takimit të presidentit Volodymyr Zelensky dhe atij amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Në qytetin verilindor të Kharkiv, të paktën 6 persona, përfshirë një fëmijë, u vranë pasi një dron rus goditi një bllok apartamentesh, tha kryebashkiaku Ihor Terekhov. Një pjesë e ndërtesës u shemb dhe ka frikë se më shumë njerëz mund të jenë nën rrënoja, raporton BBC.
Në rajonin e Zaporizhzhisë, një person vdiq dhe gjashtë u plagosën (përfshirë dy fëmijë) në një sulm rus duke përdorur bomba rrëshqitëse, tha kreu i administratës rajonale Ivan Fedorov.
Në Shtëpinë e Bardhë pritet të ketë diskutime vendimtare sa i përket luftës në Ukrainë. Presidenti ukrainas në fillim do të takohet me Trump dhe më pas do të mbahet edhe një takim i përbashkët me udhëheqësit evropianë.
Komente
