Bota

Rusia zhvillon paradën e fitores ndaj nazizmit! Putin: Populli ynë e mbështet luftën në Ukrainë

9 Maj, 14:46| Përditesimi: 9 Maj, 16:10

  • Share

Në praninë e 27 liderëve të shteteve të ndryshme Vladimir Putin iu drejtua rusëve dhe botës nga parada e fitores ndaj nazizmit në Luftën e Dytë Botërore. Ai mbajti si rrallë herë një fjalim të shkurtër, vetëm 10 minuta. Presidenti rus përmendi luftën në Ukrainë që vazhdon prej më shumë se 3 vitesh - sipas Vladimir Putin lufta mbështetet nga i gjithë populli rus dhe e gjithë shoqëria.

"E vërteta dhe drejtësia janë në anën tonë. I gjithë vendi, shoqëria jonë, populli ynë qëndron pas atyre që marrin pjesë në operacionin special ushtarak", tha Putin.

Putin nuk e përmendi perëndimin në kontekstin aktual global, por ai vlerësoi rolin e aleatëve në fitoren e luftës së dytë botërore. 

"Do të kujtojmë gjithmonë se hapja e frontit të dytë në Evropë pas betejave vendimtare në territorin e Bashkimit Sovjetik e afroi Fitoren. Ne e vlerësojmë shumë kontributin në luftën tonë të përbashkët nga ushtarët e ushtrive aleate, luftëtarët e rezistencës, populli i guximshëm i Kinës, të gjithë ata që luftuan për një të ardhme paqësore", nënvizoi Putin.

Nga liderët e tjerë të Europës apo vendeve të tjera të perëndimit, nuk pati asnjë reagim për mesazhet dhe eventin që Putin drejtoi në praninë e liderëve të ftuar. Parada e këtij viti e cila pati të ftuar nderi Presidentin kinez Xi Jinping shërbeu për të thelluar edhe më tej aleancën ruso kineze, për të cilën Putin dhe XI Jinping firmosën një marrëveshje përpara paradës.

 

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?