Në “Fisht Stadium” në Sochi nën gjykimin e brazilianit Sandro Ricci , Rusia dhe Kroacia do të këkrojnë një biletë për në gjysmëfinalet e Kupës së Botës. Rusi-Kroaci duket si një sfidë e pazakontë për çerekfinalet e Kupës së Botës por me shanset më të mëdha për secilën prej skuadrave për të bërë historinë. Për sa i përket formacionit trajneir i vendasve Stanislav Cherchesov konfirmon pjesën më të madhe të lojtarëve që eliminuan Spanjën me skemën 3-4-2-1.Akinfeev do jetë mes shtyllave , Smolnikov duhet të rikthehet si titullar në mesfushë ndërsa Cheryshev dhe Golovin do luajnë pas shpinës së gjigandid Artem Dzyuba.
Trajneri Cherchesov ndez ambinetin dhe kur pyetet se a është kjo ndeshja më e rëndësishme e jetës për të dhe futbollsitët rus përgjigjet: “ Shpresoj që të mos jetë kjo ndaj Kroacisë ndeshja më e rëndësishme e jëtës sonë por ajo ndeshje të jetë në raundin tjetër pasi ne duam të jemi mes katër më të mirave” e mbyll numri një i pankinës së Rusisë. Nga ana tjetër Kroacia e Zlatko Dalic do të përsërisë një sukses që e ka arritur 20 vite më parë në “Francë 98”.
Edhe pse kaloi pas penalltive ndaj Danimarkës Dalic do të hedhë në fushë të njëjtin formacion me Subasic në portë , Vrsaljko e Strinic nga krahët e mbrojtjes , Brozovic e Rakitic të rreshtuar përpara mbrojtjes me Rebic,Modric e Perisic në mbështetje të Mario Mandzukic. Dalic shprehet në vigjilje të ndeshjes :” Ne dhe Rusia e kemi merituar të jemi këtu. Nuk do jetë e lehtë për ne të luajmë përpara një numri të madh tifozësh por lojtarët e mi janë mësuar me ndeshje të tilla dhe ne jemi gati.E mbaj mend shumë mirë edhe suksesin e 20 viteve më parë pasi si tifoz gjithmonë kam qënë me Kroacinë “ e mbyll Dalic.