Policia ruse ka nisur një hetimin paraprak në lidhje me helmimin e pretenduar të kryeopozitarit të Kremlinit Aleksei Navalny.
“Hetimi do të përqëndrohet në "shtrimin e tij në spital më 20 gusht në Omsk", - njoftoi përmes një deklarate Departamenti i Policisë në Moskë, ndërkohë qw janë inspektuar rreth 100 vende ku mund të ketë qëndruar Navalny.
Sipas ‘Interfax’, e cila citon policinë vendase, nuk janë gjetur as substanca të dyshuara helmuese dhe as ilaçe që mund ta kenë shkaktuar atë.
Dje Kryeministri Italian Giuseppe Conte pati një bisedë telefonike me Presidentin Vladimir Putin.
Ky i fundit mësohet të jetë shprehur se është i gatshëm me nisjen e një hetimi të plotë një hetim dhe të paanshëm për të gjitha rrethanat e aksidentit", por ai gjithashtu nënvizoi "papranueshmërinë e akuzave të parakohshme dhe të pabaza" për gjendjen shëndetësore të Navalny".
Gjithashtu sot, diplomati i dytë më i lartë amerikan, Zëvendës Sekretari i Shtetit Stephen Biegun përmbylli në Moskë bisedime me zyrtarët më të lartë rusë me të cilët diskutoi edhe për rastin Navalny.
Navalny ka qenë në gjendje kome që nga 20 gushti pasi u ndje i sëmurë gjatë një fluturimi nga qyteti Tomsk për në Moskë, duke detyruar avionin të kryente ulje emergjente në Omsk.
Më vonë, pavarësisht rezistencës nga mjekët vendas, ai u transferua në spitalin Charité në Berlin.
Mjekët gjermanë pretendojnë se është helmuar me një "frenues të kolinesterazës", por ende nuk janë në gjendje të përcaktojnë substancën përgjegjëse për helmimin.