Rusisë mund t’i ketë dështuar testimi i ri i raketës balistike interkontinentale

23 Shtator, 10:28| Përditesimi: 23 Shtator, 10:38

  • Share

Pamjet e reja satelitore shfaqin një çarje të madhe në një kozmodrom rus, për të cilin ekspertët thonë se mund të jetë pasojë e një testimi të dështuar të një rakete balistike interkontinentale.

Katër automjete zjarrfikësish shihen gjithashtu në fotografitë e Kozmodromit Plesetsk nga 21 shtator, i cili ndodhet në rajonin Arhangelsk në veri të Rusisë.

Radio Evropa e Lirë i siguroi këto pamje nga Planet Labs. Një analist i inteligjencës, i cili i ka analizuar pamjet, tha se vrima mund të jetë shkaktuar nga një shpërthim i një rakete balistike interkontinentale, RS-28 Sarmat.

Edhe analistë të tjerë u pajtuan me vlerësimin e tij. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë do të jetë hera e katërt që një raketë Sarmat ka dështuar. Rusia pretendoi në prill 2022 se kishte testuar me sukses këtë raketë.

Sarmat, zhvillimi i së cilës nisi në vitet 2000, është raketë me lëndë djegëse e dizajnuar të udhëtojë deri në 18.000 kilometra. Ajo është 35 metra e gjatë dhe thuhet se mund ta bartë një ngarkesë prej 10 tonësh me koka të ndryshme raketore./REL

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?