Mundësia për kontakte të reja mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara është shumë afër dhe mund të ndodhë që javën e ardhshme.
Këtë e ka bërë të ditur i dërguari i posaçëm i Kremlinit për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar, Kirill Dmitriev, i cili është edhe kreu i Fondit Rus për Investime të Drejtpërdrejta (RDIF).
Në një intervistë për Kanalin 1 rus, pas një vizite në Uashington, Dmitriev deklaroi: “Kontaktet e radhës mund të ndodhin që javën e ardhshme”.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax, gjatë qëndrimit të tij në SHBA, Dmitriev është takuar me Steven Witkoff, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump.
Komente
