Bota

Rusi-Ukrainë pas samitit të Tiranës/ Kremlini: I mundshëm takimi Putin-Zelensky pas dakordësisë! Trump: Nëse s’pranon paqen sanksione të ashpra Moskës

17 Maj, 18:17| Përditesimi: 17 Maj, 18:50

  • Share

Një ditë pasi nga Tirana liderët e 52 liderë evropianë ia bënë të qartë Putinit që të mos bëjë lojëra por të përpiqet realisht për paqen, Kremlini zyrtar njofton se një takim midis dy presidentëve është ende i mundur. 

Zëdhënësi Dmitry Peskov e bëri të qartë se kjo do të realizohej vetëm nëse Moska dhe Kievi gjejnë një “marrëveshje” paraprake, ndërsa mohoi të ketë pasur kontakte midis presidentit rus Vladimir Putin dhe atij amerikan Donald Trump që nga bisedimet e së premtes në Stamboll, takimi i parë ballë për ballë mes dy delegacioneve, kur të dyja palët ranë dakord vetëm për një shkëmbim të gjerë të të burgosurve. 

Në samitin e Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin shqiptar, liderët europianë lavdëruan gatishmërinë e Zelenskyt për t’u takuar në negociata, ndërsa refuzimin e Putinit e quajtën tregues se ai nuk do paqe.  

Gjatë Samitit u zhvillua edhe një telefonatë me presidentin amerikan Donald Trump nga lidertët Volodymir Zelensky, Macron, Merz, Starmer e Tusk. 

Një ditë pas kësaj telefonate me Tiranën Trump ka thënë se nëse Moska nuk e pranon marrëveshjen, do të vendosë sanksione të reja.

"Do të ishte shkatërruese për Rusinë, sepse po kalon një periudhë të vështirë me ekonominë”, tha ai. 

Ndërkohë që edhe pse të gjithë flasin për bisedimet e paqes Moska edhe sot nuk ka ndalur sulmet në territorin ukrainas. Një dron goditi një autobus në rajonin e Sumy-t, duke lënë 9 të vdekur. Ukraina tha se ushtria ruse ka goditur përsëri një objektiv civil, duke shkelur të gjitha normat e së drejtës ndërkombëtare dhe të njerëzimit, ndërsa ministri britanik i Jashtëm tha se ishte i tmerruar nga ky sulm.

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Babi: 17/05/2025 19:18

    Haahahaa tani qe foli rama dhe macron po dridhet Putin , perendimoret e provuan me te gjitha armet dhe e pane fundin qe bene ata dhe Ukrainasit dhe tani nuk jane ne pozicion qe te diktojne kushtet e paqes . Kur kerkonte Putin te uleshin ne bisedime zeleshi i shtyre nga pereendimoret nxori ligj kundra mareveshjes me Rusine kurse tani qe u ngeci veza kryq po ulen si pula

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?