Futbollistët Ramos, Myler dhe Neymar

'Russia 2018', ekipet e mëdha që rrezikojnë në ndeshjet e dyta

20 Qershor 2018, 11:45| Përditesimi: 20 Qershor 2018, 11:49

  • Share

Nisja e disa skuadrave të forta dhe pretendente në Botërorin e Rusisë nuk ishte e mirë dhe tashmë në ndeshjet e dyta rrezikojnë.

Spanja, Portugalia, Argjentina, Brazili, Gjermania dhe Kolumbia janë ekipet më të rrezikuara nëse nuk fitojnë në ndeshjet e dyta në grupet përkatëse.

Kështu, në grupin B është Portugalia dhe Spanja që duhet të fitojnë patjetër sot, përkatësisht ndaj Marokut dhe Iranit. Si Portugalia, ashtu edhe Spanja, morën nga një pikë në ndeshjen e parë, në atë barazim 3-3. Portugalia, në vetmen ndeshje me Marokun në një Kupë Bote, e ka humbur. Ndërsa Spanja ndeshet për herë të parë.

Në pozitë të vështirë është edhe Argjentina, që ndeshjen e dytë e ka me Kroacinë dhe, nëse Messi me shokë nuk fitojnë, kualifikimi është në dyshim. Argjentina nuk mori më shumë se një pikë në sfidën e parë ndaj Islandës, që nëse fiton ndaj Nigerisë, presioni bie mbi Argjentinën.

E njëjta situatë pak a shumë edhe për Brazilin, me ndryshimin që pesë herë kampionët e botës në sfidën e dytë të grupit do të ndeshen me një rival modest, pikërisht Kosta Rikën. Por nëse do të ngecnin ashtu si me Zvicrën, nuk është që Neymar dhe yjet e tjerë të Brazilit të largoheshin shumë shpejt nga Rusi 2018.

Gjermania është skuadra që rrezikon më shumë nga të gjithë pretendentët e Botërorit në ndeshjen e dytë. Pas humbjes me Meksikën, pancerave u duhet patjetër fitorja me Suedinë, ndryshe me shumë mundësi do t’i thonë lamtumirë Kupës së Botës.

Dhe në fund, Kolumbia, që ashtu si Gjermania, ka humbur ndeshjen e parë. Kolumbia do të përballet me Poloninë, të dyja pa asnjë pikë në grup dhe secilës u duhet fitorja. Cila kombëtare e parë e madhe do të eliminohet që në raundin e parë? Kjo mbetet të shikohet kryesisht nga ndeshjet e dyta…

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?