Mark Rutte

Bota

Rutte: Europa duhet të shpenzojë më shumë në ushtri ose nuk do të kemi siguri më

14 Shkurt, 22:55| Përditesimi: 14 Shkurt, 23:01

  • Share

Objektivi aktual për kontributin e anëtarëve të NATO-s për mbrojtjen është që çdo komb të dedikojë 2% të GDP-së së tij të cilën një e treta e anëtarëve të aleancës nuk po e përmbushin.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërkuar që Evropa të paguajë më shumë një mesazh i përsëritur nga Sekretari i tij i Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Hegseth tha se “2% është një fillim, por nuk mjafton, nuk mjaftojnë as 3%, as 4%, e as 5%, urgjenca është reale”. Së fundmi, ka folur edhe vetë shefi i NATO-s, Mark Rutte.

'Ne duhet të shpenzojmë më shumë. Pjesa evropiane e NATO-s duhet të shpenzojë më shumë. Duhet ta çojmë ndoshta në 3%. Tani nuk mund të them një numër të saktë, por do ta bëjmë atë bazuar në fakte dhe shifra. Por është absolutisht e qartë nëse qëndrojmë me shifrat aktuale, nuk do të jemi të sigurt për katër ose pesë vjet”, përfundoi deklaratën me paralajmërim shefi i NATO-s.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 16/02/2025 08:36

    Ja ku flet nji genjeshtrare Hollandeze qe nuk kupton as nji meter nga hunda e vet ,qe kjo te ndodhe ne shekullin 21 ky njeri done qe te pasurohen vetem gjeneralet kurse e zhyte popullin ne varferi ne vend qe te krijohen arbitrazha internationale juridike qe ta flasin te verteten ky do qe te zhduket njerezimi me arme,pra kjo i mungon botes njerez te sinqerte e jo arme armet jane vetem vegla e Fashizmit .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?