Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte foli për samitin e NATO-s në një videomesazh, ku shpreh bindjen se “NATO do të tregojë se qëndron si një aktor kryesor në skenën botërore, e aftë për të mbrojtur 1 miliard qytetarët e saj'.
Në videomesazhin e tij nga selia e NATO-s në Bruksel, Rutte flet për rëndësinë e mbledhjes që liderët do të zhvillojnë në Hagës nga 24-26 Qershori.
“Po shohim Rusinë duke u riformuar me shpejtësi dhe një zhvillim masiv të ushtrisë kineze. Kështu që duhet të sigurohemi. Si mund t’i mbrojmë 1 miliard banorët e NATO-s? Dhe për këtë do të flasim në këtë samit”, thotë Rutte.
Tema kryesore e diskutimeve thotë Rutte do të jenë shpenzimet.
“Sigurisht paratë janë një gjë, ne duhet të përgatisim stafin, mbi të gjitha ushtarët tanë. Por kur vjen puna te industria ushtarake ne duhet të bëjmë më shumë sesa po bëjmë tani. Kjo do të jetë edhe tema e dytë e madhe e samitit”, informoi ai.
Në samitin e javës së ardhshme në Hagë do të diskutohet edhe për Ukrainën që do të përfaqësohet në Samit, së bashku me BE dhe 4 vendet e Paqësorit, Australia, Zelanda e Re, Republika e Koresë dhe Japonia.
Komente
