Sot në Tiranë është inauguruar kati i dytë i aeroportit ‘Nënë Tereza’ në Rinas ku do të operojë kompania më e njohur për udhëtimet ‘low cost’ (çmime të ulëta), 'Ryanair'. Ky zhvillim është edhe një ‘sulm frontal’ për kompaninë Wiz Air që jo pak herë ka shfaqur problematika për qytetarët shqiptarë shpesh herë duke u anuluar udhëtimet apo duke pasur vonesa të shumta në nisjen e fluturimeve.
Së fundmi pati edhe një notë proteste ndaj kompanisë hungareze nga ana e delegacionit arbëreshë që pritej të vinte në Shqipëri por u braktis nga kompania e cila siç bën pothuajse gjithmonë anuloi fluturimin e caktuar.
Nga 31 tetori kompania e njohur ‘Ryanair’ nis fluturimet me 17 linja, 6 prej të cilave në Itali që është edhe një prej destinacioneve më të shpeshta për qytetarët shqiptarë.
Marrëveshja e arritur është një lajm shumë i mirë për qytetarët shqiptarë të cilët tashmë nuk duhet të përjetojnë më ndjesinë e kthyer në zakon nga kompania ‘Wizz Air’ që shpesh herë i braktis në aeroport duke u anuluar fluturimet në momentin e fundit.
Konkretisht kompania Ryanair në 17 linja ajrore:
Për Italinë
Bolonja: Një udhëtim në ditë nga 31 tetori
Catania: Një udhëtim në ditë nga 31 tetori
Bergamo: Dy fluturime në ditë nga 31 tetori
Pisa: Një fluturim në ditë nga 31 tetori
Romë: Nëntë fluturime javore nga 31 tetori, duke përfshirë fluturime të dyfishta të premten dhe të dielën
Treviso: Një fluturim në ditë nga 31 tetori
Belgjikë
Daily Chaleroi nga 31 tetori
Rumani:
Bukuresht të martën, të enjten, të dielën nga 31 tetor
Poloni
Varshava nga 31 tetor të martën, të enjten, të shtunën
Krakov të martën, të enjten, të dielën nga 31 tetor
Gjermani
Weeze nga 1 nëntori të mërkurën dhe të dielën
Skoci
Edinburg nga 31 tetor të martën dhe të shtunën
Britani e Madhe
London Stansted nga 31 tetori dy herë në ditë
Manchester nga 31 tetor të martën, të enjten, të shtunën
Francë
Beauvais nga 31 tetori nga e marta deri të shtunën
Republika Çeke
Praga nga 31 tetor të martën dhe të shtunën
Suedi
Stokholm nga 31 tetor të martën dhe të shtunën
Ore po kto Jan te papare . Edhe linje ajrore Irlandeze , Edhe nuk ka linje direkte me IRELANDEN .DUBLIN
PërgjigjuSiq po shifet kjo kompani nga shum shtete fluturon ,Pse nuk kemi nga Norvegjia ,a po ndoshta e keni parasyshe edhe nga Osloja apo Sande Fjordi
PërgjigjuIrlandeze o njerez po a ka shanse qe te hapet linja Dublin-Tirane ose Prishtine
PërgjigjuKam udhetuarr me rianerr nga athina ne varrshovi she bukurr dhe shume njerrezorre dhe lirre tani kan ndrryshuarr gjerrat po me rianerin do jet me mirr perr ne shqiptarret nuk Jane avion serbe ska rendesi rendesi ka qe te vijm dhe te ikim si njerrez se u lodgement rrugeve te kurrbetit me autobuza dhe making nje pyetje I bej rianerit athin tiran do funksionoj ta dij se 3 Linda ne dit nuk do ti dalin
PërgjigjuRyanair DAC is an Irish ultra low-cost carrier founded in 1984. It is headquartered in Swords, Dublin, Ireland!! Informohuni o njerez!! Kompania s'ka lidhje me Serbine! Eshte kompani IRLANDEZE!
PërgjigjuMalta Rinas nuk esht e mundur te behet direkt?
Po me malten a do keni linje direkte malt rinas
PërgjigjuPo me Finlanden do kete linje direkt ?
PërgjigjuVeshtire ska shume shqiptare
Norvegjija gjithashtu ka nevojë për këto lloj fluturimesh.
PërgjigjuIrlanda ka ma shum nevoje se cdo vend tjeter. Un jetoj ne londer por irlanda ka problem se ska fluturim direkt.
Përgjigjupo me irlanden do kete
PërgjigjuNe irlande paguan taksat se fitimet i con ne Serbi. Eshte kompani Serbe.
E solli kompanine Serbe legeni! Kjo eshte kompani Serbe!
PërgjigjuRYANAIR Ështē irlandeze. ÇKE që bërtet AirSerbia 4 her në ditë fluturon nga Rinasi
është kompani irlandeze o kërriç
Eshte Serbe mos e diskutoni fare se eshte info e sigurt, mund te jete regjistruar ne Irland por eshte Serbe me korporim Irlandez.pervecese eshte info e sigurt ka dhe shenjen. SR-RKU
Serbe ka pase vjehrren mo zotni
Ryanair asht kompani irlandeze. Shiko ketu: https://en.wikipedia.org/wiki/Ryanair
E ke gabim shoku, eshte kompani Irlandeze ska lidhje me Serbine.
Duhet te kete dhe linja te tjera si Tirana Malte , Tirane -Paris etj pasi ndihmon shume ne turizem pse jo edhe aeroporti kukes te kete destinacione te veqanta ndryshe nga destinacionet e rinas ! Pra Tirane - Luksemburg me rayanair etj do hapnin me shume njohjen shqiptare , pse jo edhe Tirane Skoci apo Tirane Wells apo Island Tirane ! Pse jo shume linja tjera psh Tirana Casablanca Marok me lindje rayanai direkt ! Sa me shume linja deri kur te hapet aeroporti ne vlore i cili do lidhe dhe sjelle turiste shume ne jug kryesisht ne vlore
Përgjigjudo hapi Wizzair Malte-Shqiperi nga mars 2024
Do na shkoj jeta në aeroplane tani se shumë lirë është, hip zbrit hip zbrit
PërgjigjuKe bëre komentin më të bukur.Do udhëtojmë dhe për xhiro.
bravo,biletat me Stansted £24 qenkan
Përgjigjukush ju tha se qenka 24 pound.. fillimisht ishalla realizohet pastaj dihet se po pati konkurence bien cmimet..
Rayanair eshte kompani irlandeze veriut dhe nuk ka nje linje direkte nga Tirana ne Dublin ? Do kishte shume turiste per ne plazhet e jugut nese ka linje direkte
PërgjigjuVjen irlandesi ne plazh ne shqiperi sic Po vijne nga Barcelona ! Pra edhe britanik shume shpejt do vijne ne plazhe ne shqiperi ! Sot britaniket ikin ne spanje pasi e kane si treg qe ne vitet 60’ apo 80’
O bisha, ku e gjete plaxhin ne Irlanda ti
Shoku Dublini ska lidhje me irlanden e veriut