Ryshfet 330 mijë lekë për tenderin 670 mijë lekë, lihen në burg Sekretarja e Përgjithshme e 'Shëndetësisë' dhe zyrtarja tjetër

5 Qershor 2023, 15:24| Përditesimi: 5 Qershor 2023, 17:42

  • Share

TIRANË- Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro doli ditën e sotme para Gjykatës së Posaçme, ku mësoi masën e sigurisë 'arrest me burg'. Edhe specialistja e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Luara Shteto është lënë në burg.

Duro u arrestua bashkë me Sheton më 2 qershor 2023, pasi dyshohet se sekretarja e Shëndetësisë mori ryfshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë  'DRICONS’ në një tender të hapur nga Ministria për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës. Në agjencinë e prokurimit publik shihet se përkundër vlerës prej 805.872.23 lekë të vendosur si fond limit nga ministria për tenderin, kompania fituese ka ofruar 672.457.60 lekë. 

Dy zyrtaret akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”. Hetimet e SPAK për korrupsionin me tenderin e Ministrinë e Shëndetësisë kanë çuar edhe në ndalimin e administratorit të kompanisë, 'DRICONS’, Vladimir Topi dhe inxhinierin Silvi Shehi.

Skema e korrupsionit
Vladimir Topi dhe inxhinierin Silvi Shehi dyshohet se janë personat që ndërhynë duke i dhënë Joana Duros, 330 mijë lekë ryshfet që ajo të ndikonte për t’i shpallur fitues në tenderin për rikonstruktimin e qendrave shëndetësore. Fituesi i tenderit me fond limit 805 mijë lekë është shpallur në 1 qershor, ndërsa SPAK ka ndërhyrë në datën 2 qershor teksa u dha ryshfeti.

Prokuroria e Posaçme thotë se pas hetimeve, rezulton se ka qenë Vladimir Topi, i cili i ka dhënë Duros 330 mijë lekët që ta favorizonte në tenderin e hapur nga Ministria e Shëndetësisë. Sa i takon, inixhinerit të kompanisë, Silvi Shehi, ai ka marrë shumën prej 330 mijë lekë dhe ia ka dërguar Laura Shtetos, specialiste e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.

Shteto dhe inixhinieri i kompanisë 'DRICONS’ kanë bërë lidhjen mes sekretares së Shëndetësisë dhe administratorit Vladimir Topi.  Shteto pasi ka marrë lekët nga inxhinieri i kompanisë 'DRICONS’, ia ka dërguar sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë. Ndaj Vladimir Topit dhe inixhinierit të kompanisë së tij, rëndon akuza për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim.


Lajmi kryesor:

Si u zbulua korrupsioni për tenderin në Ministrinë e Shëndetësisë, sekretarja e përgjithshme dhe specialistja u kapën rastësisht duke përgjuar një tjetër zyrtar! GJKKO i lë në burg


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?