Mori ryshfet 330 mijë lekë për tenderin, GJKKO dënon me 2.8 vite burg ish-sekretaren e përgjithshme të Ministrisë se Shëndetësisë

13 Nëntor 2023, 12:26| Përditesimi: 13 Nëntor 2023, 16:40

  • Share

TIRANË- Gjykata e Posaçme shpalli vendimin për ish-sekretaren e ministrisë së Shëndetësise Joana Duro.

Togat e zeza vendosën dënimin me 4 vite burg nga te cilat i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënohet me 2 vite e 8 muaj. Po ashtu për Duron u vendos edhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtroje asnjë funksion publik.

Duro u shpall fajtore akuzën e korrupsionit me tenderin për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës. Kjo ishte masa e dënimit e kërkuar edhe nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas SPAK, Joana Duro, mori ryshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë 'DRICONS’ për të fituar tenderin. Duro ndodhet në burg që prej 5 qershorit 2023, ndërsa GJKKO nuk ka pranuar që t’i lehtësojë masën. Ajo akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë”.

Gjithashtu GJKKO ka dënuar me 8 muaj burg Vladimir Topin administratorin e kompanisë “Dricons” dhe inxhinierin Silvi Shehi të cilët akuzohen se kanë ndërhyrë në tenderin e ministrisë së Shëndetësisë për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore duke i dhënë 330 mijë lekë ryshfet sekretares Joana Duro në mënyrë që kjo e fundit t’i shpallte fitues.

Ndërsa është dënuar me 8 muaj burg edhe specialistja Laura Shqeto e cila la zarfin në zyrën e ish-sekretares së ministrisë së Shëndetësisë me shumën prej 330 mijë lekësh.

Duro u arrestua bashkë me Sheton më 2 qershor 2023, pasi dyshohet se sekretarja e Shëndetësisë mori ryshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë  'DRICONS’ në një tender të hapur nga Ministria për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës. Në agjencinë e prokurimit publik shihet se përkundër vlerës prej 805.872.23 lekë të vendosur si fond limit nga ministria për tenderin, kompania fituese ka ofruar 672.457.60 lekë. 

Skema e korrupsionit
Vladimir Topi dhe inxhinierin Silvi Shehi dyshohet se janë personat që ndërhynë duke i dhënë Joana Duros, 330 mijë lekë ryshfet që ajo të ndikonte për t’i shpallur fitues në tenderin për rikonstruktimin e qendrave shëndetësore. Fituesi i tenderit me fond limit 805 mijë lekë është shpallur në 1 qershor, ndërsa SPAK ka ndërhyrë në datën 2 qershor teksa u dha ryshfeti.

Prokuroria e Posaçme thotë se pas hetimeve, rezulton se ka qenë Vladimir Topi, i cili i ka dhënë Duros 330 mijë lekët që ta favorizonte në tenderin e hapur nga Ministria e Shëndetësisë. Sa i takon, inixhinerit të kompanisë, Silvi Shehi, ai ka marrë shumën prej 330 mijë lekë dhe ia ka dërguar Laura Shtetos, specialiste e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.

Shteto dhe inixhinieri i kompanisë 'DRICONS’ kanë bërë lidhjen mes sekretares së Shëndetësisë dhe administratorit Vladimir Topi.  Shteto pasi ka marrë lekët nga inxhinieri i kompanisë 'DRICONS’, ia ka dërguar sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë. 

Ora 16:20
Abuzimi me tenderin, GJKKO dënon me 2 vite e 8 muaj burg ish-sekretaren e ministrisë së Shëndetësisë

1687432183_finalprojekt.01192022.Still046.jpg

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për ish-sekretaren e ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, duke e dënuar me 4 vite nga të cilat i ulen 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 2 vite e 8 muaj burg.

Gjithashtu është vendosur edhe dënim plotësues që për 5 vite Joana Duro të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lucas: 13/11/2023 22:21

    Po kapni ato te medhenjt ju..ca mereni me kto 3milionsha qe i dun per canta e fustone..pa lidhje.si gje gjo ato tjeret kot shpresojm ke spaku leshit

    Përgjigju
  • Drita: 13/11/2023 19:55

    Ka vjedhur dhe kjo, po eshte peshk i vogel ndaj po e ha per 330 mije leke. Po te kishte vjedhur 330 milione nuk do t'i binte njeri me qafe.

    Përgjigju
  • Dhurata Uruci: 13/11/2023 16:01

    SPAK dhe bkh te hetoje mjeken e spitalit ne shkoder Dhurata uruci neurologen , per Korrupsion shperdorim detyre mosdeklarimi pasurise , mjekja me dy fytyra ketej te qesh e andej te qan , me pasuri 900 milion lek kesh ne shtepi.

    Përgjigju
    • spaki: 14/11/2023 06:58

      po lam mor burr grua a ca je. po ca 6 muaj ke kaq kohe qe shkruan nese ke prova paraqiti nese jo mbylle ate goje gam gam se le nam realisht

    • Hitman: 13/11/2023 20:18

      Ke nja 6 muaj qe shkruan per Dhuraten, a e ke info te sigurte se po shkojme kur te jete turn i 3

  • abc: 13/11/2023 14:08

    kalbini ne burg keta plehra.,,qe te zene mend te tjeret,,ndryshe nuk behet ai vend..

    Përgjigju
  • Lui: 13/11/2023 13:40

    Sikur të ishin 4 vite për çdo 300 mijë lekë atëherë Ben Ahmetaj i bie të kalbet në burg. Lëre pastaj këta ujqërit e mëdhenj si Saliu apo Likja. Po ç’e do. Nuk funksionon kështu????. Vlen teoria që sa më shumë të vjedhësh aq më pak dënohesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?