Ryshfet për 1 makinë me dru në Elbasan, Report Tv siguron dosjen në SPAK! 2 OPGJ e Prokurori donin 100 mijë lekë: Mos nxirrni automjetin pa urdhër

28 Maj 2023, 15:10| Përditesimi: 28 Maj 2023, 15:29

  • Share

Zbardhen detaje nga dosja hetimore ndaj 2 oficerevë të policisë gjyqësore të Policisë së Elbasanit të proceduar nga SPAK për korrupsion, Çelnik Toska dhe Sefer Shuka, si dhe shtetasi Lulzim Hasa, të cilët akuzohen se merrnin para dhe përfitime të tjera materiale nga Zenel dhe Lirian Taragjini. Në dosjen hetimore prej 52 faqesh evidentohen përgjime dhe transkriptime bisedash mes personave nën hetim, të cilët kanë ngritur dyshimin e arsyeshëm të korrupsionit.

Në rrjetën e përgjimeve dhe vëzhgimeve, ka qenë dhe prokurori i Elbasanit, Arbër Berexha, i cili sipas dosjes ka urdhëruar oficerin Çelnik Toska, që mos lironte nga komisariati makinën e bllokuar me dru, pa pasur një urdhër-lirimi, të firmosur prej tij.

Dosja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Posaçme pasi një oficer i përgjimeve në Prokurorirë e Përgjithshme ka informuar prokurorët e kësaj strukture, se teksa ishte duke kryer përgjime për një dosje të kultivimit të lëndëve narkotike në Elbasan, gjatë bisedave të përgjuara, njëri nga personat që ishte në përgjim ka përmendur faktin se për lirimin e një makine të kapur me dru, kishte dhënë 1 milion lekë të vjetra.

Kjo bisedë e përgjuar në fillim të muajit nëntor 2022 kryhet mes Zenel Taragjinit pronarit të makinës dhe një personi tjetër. Mbi bazën e këtij informacioni SPAK, në muajin Nëntor 2022 ka nisur hetimet për akuzën e “korrupsionit të gjyqtarëve dhe prokurorëve” duke vënë në përgjim dhe survejim, oficerët e policisë së Elbasanit, babë e bir Taragjini, sekserin Lulzim Hasa dhe vetë prokurorin e çështjes që kishte në duar hetimin për bllokimin e makinës në Elbasan, Arbër Berexha. Por gjatë deklarimeve Zenel Taragjini ka pohuar se bisedat për pagesën 1 mln lekë të vjetra për nxjerrjen e makinës, kanë qenë shaka mes shokësh.

"As unë as babai nuk e kemi paguar këtë shumë. Lulzimit ia kam dhënë 100 mijë lekë të vjetra në shenjë respekti për interesimin që do bënte për çështjen e makinës", ka deklaruar ai.

Gjithashtu ai thotë në deklarime se Çelnik Toskën e njihte për shkak se është opgj që kishte bërë procedimin ndaj tij.

Në dosje thuhet se i hetuari Çelnik Toska, oficeri i policisë gjyqësore i ngarkuar për hetimin e procedimit penal në ngarkim të Zenel Taragjini, flet me prokurorin e çështjes Arbër Berexha, ku pasi e informon lidhur me veprimet hetimore të kryera prej tij, e pyet prokurorin e çështjes lidhur me makinën dhe nëse ajo është për tu kthyer apo jo. Prokurori i kërkon që të mos merret me pjesën e makinës për sa kohë nuk ka urdhër nga ai për ta kthyer.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • minushe: 29/05/2023 10:47

    Paska punu SPAKU

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?