Kamionët me mallrat kontrabandë në Kakavijë

Ryshfet për të kaluar mjetet me mallra kontrabandë në Kakavijë, gjykata liron kundrejt garancisë pasurore 2 doganierët dhe 6 shoferët! U ndalohet dalja jashtë vendit

27 Dhjetor 2023, 18:42| Përditesimi: 27 Dhjetor 2023, 19:28

  • Share

GJIROKASTËR- Sot është zhvilluar seanca gjyqësore për 2 doganierët si dhe 6 shoferët e arrestuar në 24 dhjetor për kalimin e mallrave kontrabandë në pikën doganore të Kakavijës.

Gjykata ka vendosur lirimin e të arrestuarve por me kushtin që të paguajnë garancinë pasurore si dhe të mos dalin jashtë vendit. Në vendimin e publikuar nga gjykata, theksohet se të akuzuarit do të lihen të lirë vetëm nëse do të paguajnë garancinë pasurore të caktuar.

Konkretisht: 

Ardit Abrija, përgjegjës i doganës së Kakavijës, duhet të paguajë shumën prej 1 milionë lekësh, i ndalohet dalja jashtë vendit.

Eliod Shurdhaj, doganier i kontrollit fizik, duhet të paguajë shumën prej 700 mijë lekësh si garanci pasurore dhe i ndalohet dalja jashtë vendit.

Ndërsa shoferët e arrestuar, Rigent Ismaili, Arjan Mustafaj, Thanas Malaj, Valter Dosti, Fatjon Osmani duhet që secili të paguajnë shumën prej 500 mijë lekësh në këmbim të lirimit dhe më pas u ndalohet dalja jashtë vendit.

Ndërkohë që ende nuk janë arrestuar personat e tjerë të përfshirë në kontrabandën e mallrave, Arben Marvataj (doganier i parkimit) si dhe 3 punonjësit e Antikontrabandës Astrit Xhaxha, Arjan Mustafaj Fatjon Osmani) të cilët u shpallën në kërkim në 24 dhjetor.

Komisioni Disiplinor i Doganave mori pezulloi të 3 doganierët dhe 3 punonjësit e Antikontrabandës në doganën e Kakavijës të cilët akuzohen si të përfshirë në skemën korruptive. Gjatë operacionit të organizuar me urdhër të prokurorisë së Korçës, dhjetëra tonë mallra të padeklaruara, aparate telefonikë celular, vlera monetare, etj. 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genti: 28/12/2023 08:28

    Dmth kane lene garanci leket qe kane vjedhur. Herës tjetër do vjedhin me shume qe ti teproje ndonje lek edhe per vete.

    Përgjigju
  • sapa: 28/12/2023 08:12

    Nuk mund te arrestojne gjithe shqiperine ,sepse e gjitha eshte e korruptuar dhe qysh ne mengjes heret dalin dhe mendjen e kane si te vjedhin.Duke qene se shumica absolute e ketij vendi jane hajdute atehere te gjithe jane te vetedijshem qe nuk ju ndodh asgje pervecse behet njehere zhurme dhe lirohen,pastaj vijne te tjeret e keshtu me rradhe.

    Përgjigju
  • Iris: 28/12/2023 02:52

    500.000 dhe 700.000 leke garanci?! Qenkan keputur!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?